Suspendohen katër zyrtarë policorë, nuk regjistruan hyrjen e Sllobodan Gavric në Kosovë

0
825

Shkau i eksplozivit

Përgjegjësit policorë në pikën kufitare të Jarinjës e kanë lejuar hyrjen në Kosovë të të dyshuarit për terrorizëm Sllobodan Gavric, duke mos e regjistruar fare. Për këtë arsye policia e Kosovës ka marrë vendim për suspendim të shefit të ndërrimit dhe tre pjesëtarëve të tjerë të policisë që ishin në detyrë më 25 dhjetor.

Gavriq, shtetas i Serbisë, baba i dy fëmijëve është punonjës në Ministrinë e Bujqësisë në Serbi dhe është me profesion veterinar.

Në Kosovë është futur përmes pikës kufitare në Jarinje në veri të Kosovës.

Burime brenda policisë së Kosovës i kanë thënë RTK’së se dyshohet se përgjegjësit policor në pikën kufitare e kanë lejuar hyrjen e tij në Kosovë duke mos e regjistruar fare pasi që Gavric nuk figuron në sistemin e hyrje-daljes.

Për këtë arsye Policia e Kosovës ka marrë vendim për suspendim të shefit të ndërrimit dhe tre pjesëtarëve të tjerë të policisë që ishin në detyrë më 25 dhjetor.

Megjithatë këto suspendime ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga policia e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu