Takim maratonik për hatër të Serbisë

0
839

Ditën e martë në Bruksel janë shfrytëzuar të gjitha forcat që të arrihet një marrëveshje me qëllimin që Serbia të mos humbasë të gjitha shansat për marrjen e statusit të kandidatit, mirëpo marrëveshje nuk është arritur. Takimi i tetë Kosovë-Serbi në kryeqendrën evropiane ka filluar paradite dhe nuk ka përfunduar deri në orën 22, ndërsa qëndrimi zyrtar pas tij ka qenë që “ka përafrim të qëndrimeve sa i përket menaxhimit të integruar të kufijve, ndërsa takimi vazhdon edhe të enjten”.

Kjo verifikon sa e rëndësishme, sidomos për Serbinë, është arritja e një marrëveshjeje në këtë takim, pasi agjenda e parë nuk e ka pasur në plan një takim edhe të enjten. Aty, sipas të gjitha gjasave, është shkuar deri në pikën e fundit të energjisë së pjesëmarrësve pasi nga aty varet shansi i fundit i shtetit fqinjë që të përparojë në procesin e integrimit

evropian.

Dhuna që eskaloi së fundi në veri të Kosovës jozyrtarisht thuhet se i kishte shkatërruar shumicën e shanseve që status i kandidatit t’i jepet Serbisë dhe për këtë një marrëveshje e arritur gjatë takimit në raundin e tetë të dialogut Kosovë-Serbi ka rëndësi jetikë për këtë çështje. Dhe derisa brenda zyrës së Robert Cooperit, lehtësuesit të këtij dialogu, është përpjekur që të arrihet marrëveshje të paktën për menaxhimin e integruar të kufijve, zyrtarë të tjerë evropianë kanë bërë gati çdo gjë që t’i japin dorën e fundit mundësisë së Serbisë për statusin e kandidatit.

Komisionari evropian për Zgjerim, Stefan Fule, që njihet si një nga lobuesit kryesor që Serbia të marrë statusin e kandidatit, ka deklaruar gjatë ditës se ai dëshiron t’iu shkruajë vendeve anëtare që t’iu kujtojë se është me rëndësi që Serbisë me datën 9 dhjetor t’i aprovohet ai status.

Para nisjes së takimit shefi i delegacionit serb, Borko Stefanoviq është munduar të zvogëlojë rolin që e kanë këto bisedime për kandidaturën serbe ditari: “Sa i përket menaxhimit të integruar të kufijve, herën e kaluar ne i kemi prezantuar pozicionet tona si palë dhe ka ende dallime konceptuale rreth kësaj. Qëndrimi ynë si Republikë e Kosovës është që ne e përkrahim modelin evropian të menaxhimit të integruar të kufijve”, ka thënë Edita Tahiri për anëtarësim në BE.

Para se të hyjë në zyrën e Cooperit, Stefanoviq vlerësoi: “Ne duhet të bëjmë përpjekje për t’i zgjidhur problemet pa ndonjë presion rreth asaj nëse do e marrë Serbia statusin e kandidatit apo jo. Ky status është i rëndësishëm për vendin tonë, mirëpo kjo nuk është arsyeja e vetme pse ne i mbajmë këto bisedime. Unë them që pas 9 dhjetorit do vijë data 10 më pas data 11 dhjetor e tutje .. Jam i sigurt që dialogu me Prishtinën do të vazhdojë pavarësisht se si ecën puna rreth statusit të kandidatit për Serbinë”.

Në takimin e së martës tema të dialogut kanë qenë menaxhimi i integruar i kufijve, pjesëmarrja e Kosovës në nisma rajonale si dhe diskutimi për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.

Takimi maratonik i së mërkurës është edhe i fundit për këtë vit e siç është deklaruar shefja e delegacionit kosovar, Edita Tahiri, edhe për këtë fazë të dialogut.

“Konsideroj që ky është takimi i fundit për këtë vit e ndoshta edhe takimi i fundit për këtë fazë të dialogut teknik. Për këtë është shumë e rëndësishme që të ecim para në nivelin që duhet të jetë. Pra, çështja kryesore është se si të arrihet deri te pika ku Serbia nis implementimin e marrëveshjeve që tashmë janë arritur dhe më pas (gjatë ditës) jam e sigurt që do të bisedojmë edhe për menaxhimin e integruar të kufijve dhe bashkëpunimin rajonal. Sa i përket menaxhimit të integruar të kufijve, herën e kaluar ne i kemi prezantuar pozicionet tona si palë dhe ka ende dallime konceptuale rreth kësaj. Qëndrimi ynë si Republikë e Kosovës është që ne e përkrahim modelin evropian të menaxhimit të integruar të kufijve”, ka thënë Edita Tahiri para gazetarëve në hyrje të objektit ku po mbahet dialogu Kosovë-Serbi.

Në Bruksel duket të jetë sekret publik fakti që ky dialog po zhvillohet në tërësi për të ardhmen evropiane të Serbisë dhe për këtë dialogu do ketë rëndësi tejet të vogël pas datës 9 dhjetor kur vendoset nëse pranohen sugjerimet e Komisionit Evropian për vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE. Në Serbi, pas datës 9 dhjetor do vendoset përfundimisht edhe data për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu