Takimet e zyrtarëve të Gjykatës Speciale me Presidentin Aleksander Vucic

0
654

Ambasadori Sadiku ka dërguar dy letra në MPJ, duke thënë se është shtuar aktiviteti i Speciales në Beograd.

Me letrën e parë, Valdet Sadiku e ka informuar MPJ’në se mbështetur në një burim të tij, përfaqësues të Gjykatës Speciale ditëve të fundit kanë pasur takime në Beograd, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Aty, Sadiku, ka bërë të ditur se Vuçiq ka premtuar se shteti i Serbisë do t’i ofrojë mbështetje maksimale Gjykatës, si në aspektin logjistik, ashtu edhe sa i përket bashkëpunimit me institucionet serbe.

E në lidhje me këtë, MPJ sqaron se kjo është edhe detyra e shërbimit diplomatik, për t’i vënë në dijeni sa më parë dhe për çdo gjë.

Gjykata Speciale është funksionalizuar para një jave dhe mund të fillojë me aktakuzat e para ndaj të dyshuarve për krimet e kryera para dhe pasluftës në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu