Të tre liderët e vendit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli po vazhdojnë të mbajnë takimin me deputetët e Listës Serbe.
Ky takim po mbahet në zyrën e kryeministrit, përderisa është i mbyllur për media.
Siç mësohet aty po diskutohet lidhur me mundësinë që deputetët e Listës Serbe të marrin pjesë dhe të votojnë në seancën për demarkacionin.
Siq dihet nga e kaluara, Lista Serbe nuk bene kompromise pa i bere koncesione ne lidhje me Zajednicen Serbe per Komunat e tyre dhe Uren qe ndane Mitrovicen!
Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të hedh në votim dy herë demarkacionin. Për pak minuta pritet që të vazhdojë punën seanca e sotme.
Vendet aleate të Kosovës kanë bërë thirrje për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, pasi kjo çështje llogaritet si kushti kryesor për liberalizimin e vizave.