Takohen fshehur Berlusconi dhe Bersani

0
734

ROMË – (Ora 20:37) Ka përfunduar takimi mes Bersanit dhe Kavalierit. ‘Ka qenë një takim i mirë, por jemi ende në fillim”, ka thënë përfaqësuesi i PD, Enrico Letta.

“Një takim i dobishëm për të qartësuar kriteret e për të dalluar së bashku personalitetet që mund të përfaqësojnë unitetin e vendit. Në një çast të ndasive të mëdha, Pd ndjen përgjegjësinë e fortë që tek president ii vendit ka një sinjal të fortë uniteti”, ka shtuar Letta.

(Ora18:00) – Është duke u zhvilluar në Dhomë takimi mes dy kundërshtarëve politikë; sekretarit të Pd-së, Pier Luigi Bersani dhe liderit të Pdl, Silvio Berlusconi.

Vendi ku dy liderët janë duke u takuar mbahet në intimitet maksimal edhe pse akseset për të mbërritur tek grupet Pdl dhe Pd janë off limits për gazetarët, bëri të ditur Ansa.

Takimi bëhet për të gjetur një zgjidhje për formimin e qeverisë.

/Shekulli Online/Përgatiti:M.A./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu