Talibanet sulmoin Qeverin dhe Ambasaden e Amerikes në Kabul

0
551

Forca e NATO-s në Afganistan tha se trupat e saj, të mbështetura nga trupat afgane, po u përgjigjen sulmeve të vazhdueshme të talibanëve në qendër të Kabulit.

Talibanët kanë pranuar përgjegjësinë, duke thënë se disa luftëtarë të saj, përfshirë kamikazë, kanë sulmuar ndërtesat e qeverisë.

Forca e Ndihmëse e Sigurisë (ISAF), tha se një “grup i vogël” i kryengritësve ka nisur sulmet pranë selisë së ISAF-it dhe ambasadës amerikane në Kabul, me armë të vogla dhe raketa-hedhës.

Në deklaratë thuhet se ISAF-i është duke siguruar mbështetje edhe nga ajri.

Zyrtarët afganë thonë se të paktën gjashtë veta janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në ngjarjen e sotme.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, e ka dënuar ashpër sulmin, duke thënë se ai nuk do të ndalojë procesin e tranzicionit në Afganistan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu