Talibanizmi serb në veri të Kosovës

0
842

Nuk mund të flitet për as farë autonomie për komunitetin pakicë serbe sepse këta pak serb sa dhe janë, kanë aq të drejta brenda planit të Ahtisarit, dhe nuk mund ti epet më shumë të drejta përfaqësuese, sepse ata normalisht qe duhet të jenë të penalizuar nga krimet e bëra në Kosovë.

Ka asi qe akoma besojnë dhe shpresojnë se KFOR apo EULEX, do të mund të riparojnë sovranitet në veri të Kosovës!?. Janë, gati 12 vite qe UNMIK, KFOR, EULEX-it, u jemi lutur ne shqiptaret, madje “si për gjak” që këto forcat përgjegjëse për siguri dhe kontroll në Kosovë, të kthejnë nënë mbikëqyrje dhe rregull atë pjesë të veriut, por duket se kot kanë ikur gjithë ato vite dhe më kot kanë kenë ato përpjekje të tyre, për ta bërë se paku një gjë të mirë në veri, sa i përket shtrirjes së pushtetit të republikës së Kosovës.

Iu deshtë miratimi i një ligji në kuvend të Kosovës, i kërkuar nga opozita, qe domosdoshmërish qeveria dhe institucionet e republikës të shtrijnë pushtetin në gjithë territorin e Kosovës, sidomos në atë pjesë, ku prej vitesh po kontestohet sovraniteti i vendit, e veçmas nga segmente kriminale serbe qe duan edhe njëfarë irredentizmi.

Faktori ndërkombëtar i instaluar në Kosovë, ka pasur një histori të vetën të nëduarduart, e sidomos së pari me UNMIK-un, dhe tash se fundi me EULEX-in, historia e tyre po përkeqësohet edhe më shumë, duke mos reaguar. Diku ndër shqiptarë po përforcohet ideja se ata janë në Kosovë të instaluar për të mbajtur nënë trysni shqiptaret dhe në tolerancë kriminelet serb, dhe bashk me ta edhe vet komuniteti serb i cili akoma mbetet i pa distancuar nga krimet e luftës, qe bën ndaj shqiptarëve.

Me trysninë dhe tolerancën e UNMIK-ut dhe tash të EULEX-it, ata vetvetiu kanë pakësuar shanset e tyre për të kenë të suksesshëm në misionin e tyre, sidomos kjo me të drejtë mund të konstatohet në rastin e Kosovës. Kosova një vend jo larg nga kufiri i Evropës, akoma paragjykohet nga ta si Afganistani i dytë, i problemit të tyre. Edhe pse Kosova nuk i kërcënon ata, në shumë raste ata vet e provojnë të kërcënojnë Kosovën dhe shqiptaret, siç ishte edhe rasti i fundit, kur institucionet e vendit duan me çdo kusht të shtrirjen e ligjit të republikës në territorin e Kosovës, ata kritikojnë dhe reagojnë ashpër shqiptaret dhe jo fajtoret. Pra, analogjia e Afganistanit të dytë për Kosovën është vetëm në kokën e tyre dhe jo më përtej.

Diçka e tillë me Afganistanin, më shumë të ngjanë në veri të republikës, ku kriminelet serb sillen dhe vazhdojnë të jenë goxha si taliban, sepse po kërcënojnë vazhdimisht popullatën serbe atje, qe më në fund tu binden urdhrave fanatik të irredentës serbe në Kosovë. Po ta analizojmë dhe po të sugjerojmë këtë gjendje deri më tani, na del se instalimi i ndërkombëtarëve në Jugë ka kenë më pak i domosdoshëm për të qëndruar aq prezent, sepse jugu më pak ka stimuluar kriza dhe rrezik, ndërsa Veri problematik dhe refuzues, ka pasur nevojë më shumë sepse atje është trasuar talibanizmi serb, i cili është në rritje dhe për fat të keq po e pëson më se keqi popullata serbe, e cila edhe përkundër vullnetit dhe faktit se do qetësi dhe punë, po përballet me urdhra dhe krime nga struktura kriminale e irredentiste.

Nuk mund të flitet për as farë autonomie për komunitetin pakicë serbe sepse këta pak serb sa dhe janë, kanë aq të drejta brenda planit të Ahtisarit, dhe nuk mund ti epet më shumë të drejta përfaqësuese, sepse ata normalisht qe duhet të jenë më shumë të penalizuar nga krimet e bëra në Kosovë. Ndërsa plani i Ahtisarit, më shumë duhet të rishikohen në kohë dhe për kohë, sepse ishte një plan i trysnisë politike, i pashembullt i ndërkombëtarëve karshi shqiptarëve.

Krimi serb në veri në emër të njëfarë irredentizmi, patjetër se duhet të luftohet me të gjitha mjetet. Interesi i vendit tonë nuk po kapërcen kufijtë e fqinjëve të tyre, ku padrejtësia do të na ndëshkonte, ndërsa e drejta për të shtrirë pushteti nuk mund të na gjykoj për paaftësi dhe mos besim ne ditët e sotme, kur kemi polici dhe Forca të Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila pakuptimisht në rastin e veriut u la fare në ofsajd veprimi.

Ora e ngadalësimit ndërkombëtar për të reaguar ndaj talibanëve serb, ka pësuar edhe një nxitje të papritshme të orës vendore, e cila shkriu gjendjen e ngrirë prej disa vitesh dhe tani gjendja e veriut ka një agjendë, e cila duhet menaxhuar në dobi të shtetit dhe qytetarëve të saj, qe padyshim nënkupton edhe për serbet e pafajshëm, që s’duan të jenë pjesë e talibanizmit serb.

02 gusht, 2011

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu