Task Force për ndaljen e migrimit ilegal

0
643

Ikja nga Kosova

Në një takim të zhvilluar në mes të Ministrit për Integrime Europiane, Bekim Çollaku, dhe ambasadores së Francës në Kosovë, Maryse Daviet, janë pajtuar që Qeveria duhet ta themelojë një Task Forcë të nivelit më të lartë për ta ndaluar lëvizjen ilegale të qytetarëve të Kosovës, drejt Bashkimit Europian

Bekim Çollaku, Ministri për Integrim Evropian të Republikës së Kosovës, sot zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Francës në Kosovë znj. Maryse DAVIET.

Në këtë takim, ministri Çollaku falënderoi ambasadoren Daviet për ndihmën e përhershme që Franca ka ofruar dhe vazhdon të ofroj për Kosovën në të gjitha sferat, si në kuadër të shtetndërtimit po ashtu, të plotësimit të kritereve për integrim në Bashkimin Evropian (BE).

“Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian është në rrugë të sigurt dhe për arritjen e këtij qëllimi, është shtuar edhe dinamika e punës në përmbushjen e kritereve të domosdoshme. Institucionet e Kosovës dhe qytetarët tanë janë plotësisht të përkushtuar për t’i kontribuar procesit të integrimit evropian të bindur se anëtarësimi në familjen evropiane është plotësisht në përputhje me interesin tonë nacional për një shtet dhe shoqëri që ndan dhe afirmon vlerat civilizuese perëndimore”, tha ndër të tjera Ministri Çollaku.

Ambasadorja Daviet e uroi ministrin Çollaku për përgjegjësinë e re dhe u zotua se Qeveria Franceze nëpërmjet Ambasadës në Kosovë do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e sajë drejt anëtarësimit në BE.

Një rëndësi e veçantë në këtë takim iu kushtua problemit të migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës në vendet anëtare të BE-së. Ishte konkludim i përbashkët se “trendi në rritje i migrimit ilegal duhet të ndalohet sepse në të kundërtën mund ta rrezikoj procesin shumë të rëndësishëm për liberalizimin e vizave. Duke adresuar këtë problematik, ministri Çollaku theksoi se qeveria e Kosovës është duke ndërmarrë veprime konkrete që ky trend i migirimit ilegal të ndalët. Për të qenë më efikas në ndalimin e kësaj dukurie negative, ministri Çollaku dhe ambasadorja Daviet u pajtuan se është e nevojshme që të themelohet një Task Force në nivelin më të lartë të qeverisë e cila në bashkëpunim me institucionet relevante, duke përfshirë shoqërinë civile dhe mediat, do të ndërmerr veprime të koordinuara për të ndalur trendin në rritje të migrimit ilegal”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu