Të akuzuarit në rastin ‘Syri i Popullit’ deklarohen të pafajshëm

0
788

Të akuzuarit në rastin ‘Syri i Popullit’ deklarohen të pafajshëm

Ka nisur shqyrtimi gjyqësor në rastin e organizatës “Syri i Popullit”, ku të akuzuar janë Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra të ndryshme penale, raporton “Zeri.

Kryetarja e trupit gjykues Naime Krasniqi-Jashanica Mori vendim që seanca të jetë e hapur për publikun ndryshe prej herës së kaluar kur ishte mbyllur.

Gjatë deklarimit të tyre rreth akuzave që i rëndojnë, të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, raporton “Zeri.info”.

Ndërsa i akuzuari Sadri Ramabaja tha se nuk është asgjë tjetër veçse një viktimë e politikës.

“Unë jam viktimë e persekutimit politik. Ndjehem i pafajshëm”, tha Ramabaja. /ZËRI/

Të akuzuarit në rastin ‘Syri i Popullit’ deklarohen të pafajshëm
Shikimi i Murat Jasharit dreit Hashim Thaqit ne Gjykate!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu