Të enjten dihet sa vite burg do të marrin ata që shkaktuan skandalin e pasaportave

0
966

Natalia Velia

Gjithçka nisi më 5 nëntor 2010 kur Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës publikoi një njoftim për kontratë në lidhje me furnizimin me pasaporta elektronike.

Tenderi kryesor u hap në shkurt të 2011 dhe në maj të të njëjtit vit OeSD-ja u njoftua se kishte fituar tenderin.

Tenderi për prodhimin e pasaportave biometrikë të kosovarëve, me vlerë prej 14 milionë e 127 mijë e 3.24 euro u nënshkrua në datën 17 qershor 2011.

Në fillim dukej si një nga qindra tenderët tjerë që i japin institucionet e vendit për kompanitë e vendit dhe të huaja, por shumë shpejt u kthye në skandal që krijoi një lëmsh në qeveri e gjykatë.

Ishte paraparë të ishte njëri ndër hapat kryesorë që do të plotësonte kërkesën e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, por doli të jetë një nga skandalet më të mëdha dhe më të përfolura në Kosovën e pasluftës.

Ndonëse, një projekt i rëndësishëm për Kosovën, vëmendjen më të madhe mediatike e përfitoi tek pas arrestimit të shtetases gjermane, Natali Velija, shkruan Gazeta Kosova Sot.

Pas zgjerimit të hetimet për aferën korruptive në MPB që u vodhen afro 1,5 milion euro para të gatshme, nje pjese u transeferuan në disa llogari bankare në Kosovë, 669 000 euro shkuan në llogaritë bankare të kompanive dhe të të dyshuarve të fundit, Nazmi Thaqi, Adriatik Thaqi, Ergyn Dogani, Jakup Blakqori, Hashim Shala, Imer Fazlia dhe Sefedin Shala. Veliaj gjithashtu ka transferuar të holla për kompaninë “FIMEX’, kompani me të cilën ajo dhe Fisnik Blakaj janë të lidhur me Betim Blakajn dhe nje pejse u esht dhene para ne dore.

Bajram Rexhepi, ish Ministri i MPB dhe Enver Hoxhaj ish Ministri i Puneve të Jashtme, kann denoncuar Kadri Veselin për organizimin dhe vjedhjen e 1.5 milion eurove gjë qe u vertetua tani pas formimit të Qeveris Mustafa ku Enver Hoxhaj dhe Bajram Rexhepi mbeten jasht Qeveris së Koalcionit LDK- PDK-.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu