Të fshehtat e takimit të Lumirit me Zaevin, misioni i Lutës dhe urdhri i Thaqit!

0
26

Nuk ishte i rastësishëm takimi i kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Aq më pak rastësi ishte prania e Lutfi Hazirit. Nuk do mend se krejt kjo ishte me ndërmjetësim të Lutës, pas kërkesës së Ramës dhe porosisë nga Haga të Thaqit.

Krejt kjo ka prapavijën për të lëkundur kryetarin e LDK-së, si njëra ndër tri forcat më të mëdha politike në vend, për të zbutur të paktën qëndrimin kundër idesë së “Open Ballkan”. Me këtë synohet të thyhet kundërshtimi nga të gjithë politikanët e Kosovës të kësaj ideje anti-shqiptare, duke përdorur të gjitha mekanizmat e mundur. Krejt kjo ide “Open Ballkan” ka qëllim ndarjen e Kosovës, daljen e Serbisë në det dhe fuqizimi i saj dhe Rusisë. Ideatorët e kësaj ideje kanë zgjedhur Lutfi Hazirin për të bindur kreun e LDK që të ndryshojë qëndrim. Dihet se Luta ka qenë hapur pro shkëmbimit të territoreve, njeri i afërt i Hashimit dhe mbështetës i hapur i tij.

Flirtimi i Lutës me Hashimin dhe SHIK-un nuk mund të fshihet kaq kollaj, përderisa është edhe ndër shkaktarët kryesor të gjendjes aktuale të saj. Lutfi Haziri është marionetë e Hashim Thaqit, argat i tij dhe si askush tjetër e ka mbështetur ish presidentin në moment kritike. Luta i dha mbështetje të pakursyer idesë së marrë të Thaqit për shkëmbim të territoreve, ide të cilën falë vendosmërisë së Gjermanisë dhe kundërshtimit të fortë të brendshëm nuk u realizua. Ide tipike serbe, e cila po bëhej si kompromis për të shpëtuar Hashimin nga burgu, të cilit nuk arriti dot t’i ikte. Mbështetje të madhe i dha edhe në vitin 2016, konkretisht me zgjedhjen e Hashim Thaçit president. Edhe pse kishte shumë kundërshtime të brendshme në LDK, Luta nuk dëgjoi askënd, arriti edhe të bënte presion tek deputetët e LDK-së për ta votuar Hashimin, kundërshtarin më të madh të Ibrahim Rugovës.WERBUNG

Tani Luta po përdor ndikimin e tij në LDK për t’i dal në ndihmë Hashimit dhe Ramës. Lumir Abdixhiku bën gabim fatal nëse bie në ndikim dhe lojërat e Hashimit dhe Edit, përmes ndikimit të Lutës. Thonë se askush s’ta bën si yti, Lumir ki kujdes nga Luta, është nxënës i shkollës së Hashimit, mos t’i zësh besë se do të te mashtrojë.

LDK të vazhdojë kundërshtimin e këtij projekti anti-shqiptar, mos të bëjë gabim fatal duke u bërë mbështetëse e projektit Rama-Vuçiqi-Zaev, me mbështetjen e plotë të Thaqit.

Nga, Faton Mehmeti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu