Të gjithë duan të jene veteranë

0
567

Lakmia për ta pasur një librezë se ke qenë në luftë ka bërë që numri i konkurrentëve për veteranë të UÇK’së të kalojë shifrën mbi 45 mijë. Ky numër pritet të rritet edhe për katër ditët e mbetura për aplikim. Kjo mundësi i ka indinjuar veteranët e Gjilanit, të cilët thonë se në mesin e aplikuesve ka edhe njerëz të UDB’së. Kryetari i veteranëve të UÇK’së nuk spekulon me asnjë emër, por thotë të presë rezultatin nga verifikimi.

 

Mundësia që secili qytetar të aplikojë për të njohur statusi i veteranit ka indinjuar disa nga drejtues të degëve të shoqatës së veteranëve.

Së paku një prej tyre flet edhe me emra se ka njerëz që më herët kanë qenë në UDB(shërbimi sekret serb) dhe tash po aplikojnë për veteran.

Ndonëse në aplikacion janë disa kritere që duhet plotësuar për t’u njohur statusi i veteranit, për Ahmet Dakun nga Gjilani aplikimi i disa njerëzve që ai pretendon se për shumë vjet kanë punuar në regjimin e Serbisë është fyes.

“Ne krejt i njohim ata njerëz çka kanë bërë dhe kush janë. Ata erdhën aplikuan për veteranë të UÇK-së barabar me ata që luftuan me pushkë në dorë”,

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu