Të hetohet Ambasadori i Kosovës në Zvicerr, Naim Malaj

0
920

“Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj rreth vazhdimit të skandaleve nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe në veçanti për raportimet e fundit lidhur me keqpërdorimet e bëra në këtë ministri nga ana e u. d. Sekretares së Përgjithshme dhe rasteve të tjera të keqpërdorimeve në ambasadat e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Xhafer Tahiri nga ky grup gjithashtu ka kërkuar edhe shkarkimin nga pozita ushtruese e detyrës së Sekretares në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Mirjeta Behluli përkatësisht ka kërkuar edhe hetim kundër Ambasadorit Kosovarë në Zvicër Naim Malaj për keqpërdorimin e 40 mijë eurove.

Sipas tij, shfrytëzimi i parasë publike për dëshira personale është i kundërligjshëm dhe i papranueshëm, në veçanti për një sektor kaq të rëndësishëm të qeverisjes që paraqet pasqyrën e Kosovës nëpër botë.

“U.d. Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Jashtme, znj. Behluli e mban pozitën e saj në mënyrë të paligjshme, në kundërshtim me Ligjin për Shërbyesit Civilë, nenin 30, pikën 4, ku thuhet se: Në rast të mbetjes së një pozite të lirë në shërbimin civil, ushtruesi i detyrës nuk mund të emërohet më gjatë se tre (3) muaj, kurse u.d. Sekretarja e Përgjithshme ka më shumë se 6 muaj që është në këtë pozitë. Me këtë, Ministri Hoxhaj po i shkel ligjet e Republikës se Kosovës, duke ia mundësuar mbajtjen e pozitës në mënyrë të jashtëligjshme u.d  Sekretares së Përgjithshme, e cila pastaj këtë pozitë po e keqpërdor duke shfrytëzuar paratë e taksapaguesve për privilegje që nuk i takojnë”, ka thënë Tahiri.  Ai ak thënë se skandali tjetër, ai i keqpërdorimit të 40.000 euro të buxhetit të Kosovës nga ana e ambasadorit Naim Malaj në Zvicër, dëshmon se skandalet e MPJ-së vazhdojnë të mbulohen nga ana e ministrit Enver Hoxhaj.

Ai ka thënë se LDK konsideron se veprimet e tilla janë shumë  të dëmshme dhe rrezikojnë në rend të parë funksionimin e Ministrisë dhe të Shërbimit të Jashtëm të

“ MPJ-ja duhet që urgjentisht t’i paraqesë shkeljet dhe skandalet e vazhdueshme të disa prej zyrtarëve të saj para Komisionit për Grada dhe Disiplinë, në mënyrë që këto raste të hetohen sipas ligjeve në fuqi”, ka thënë Tahiri.

Grupi i Ekspertëve për politikë të jashtme i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kërkuar që t’i ndërpritet paga mujore e ambasadorit të burgosur Sylejman Selimi deri në një vendim të një gjykate, në bazë të Ligjit për Shërbimin e jashtëm diplomatik

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu