Të kërkohet lirimi i mënjehershëm i z. Haradinaj dhe ti dërgohet notë proteste sllovenisë

0
776

Tahir Veliu

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Shqipërisë Veriore (Kosova) duhet që të reagojnë fuqishëm, duke thirrur ambasadorët slloven për sqarime si dhe t’i dërgojnë notë proteste Sllovenisë, pas arrestimit të ish-kryeministrit dhe ish-çlirimtarit Ramush Haradinaj në kryeqytetin slloven, të bazuar në fletë-arrestin e Serbisë fashiste.

Institucionet e dy shteteve shqiptare duhet të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Z. Haradinaj. Ramush Haradinaj është shpallur plotësisht i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, prandaj fletë-arresti i lëshuar nga një shtet që është përgjegjës për gjenocid në Kosovë dhe pjesë tjera të rajonit është fletë-arrest politik dhe si i tillë do të duhej të cilësohej nga autoritetet sllovene. Arrestimi i Ramush Haradinaj nga autoritetet sllovene është i pakuptimtë dhe fyerje e pafalshme që i bëhet një kombi të tërë prej 10 milioneve. Arrestimi i djeshëm tregon qartë se Serbia gjenocidiste përmes elementeve të instaluara në ish-republikat jugosllave vazhdon me politikat e vjetra serbe për nxitje të tensioneve ndërmjet shteteve fqinje.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Tahir Veliu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu