Te merren masa dhe te denohen vrasesit e 17 Vjeqarit

0
278
Te merren masa dhe te denohen vrasesit e 17 Vjeqarit

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë për tetë personat e përfshirët në përleshjen e sotme në Malishevë, ku mbeti i vdekur një 19-vjeçar.

Një përleshje me thika mes dy grupeve të të rinjve në fshatin Dragobil ka përfunduar me fatalitet. Aty ka mbetur i vdekur një 19 vjeçar, derisa të tjerët kanë përfunduar me lëndime.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin, Prokurori Ramiz Buzhala, i cili tha se është duke shkuar që të paraqet kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për të gjithë të përfshirët në këtë rast.

“Janë dy grupe dhe janë të përfshirë 8 persona, të ndamë në grup ka 4 persona. Prej njërit grup është një i vdekur i vitit 200, është përdorur thika dy herë, Rasti është inciuar si pjesëmarrje në rrahje dhe vrasje. Është intervistu personi që po dyshohet se e ka kryer vrasjen. Për arsyet më banale të mundshme ka ndodhur rasti. Me kerre, jo m’kqyre jo anej. Jam tu shku me ba kërkesën për caktimin e masës së sigurisë. Kufoma është në Prishtinë për autopsi”, ka thënë Buzhala për Insajderin.

Poashtu, lidhur me këtë rast detaje të tjera ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë Gazetës Insajderi se janë arrestuar personat e involvuar në këtë rast dhe se janë konfiskuar dy vetura.

“Policia në Malisheve ka pranuar informacionin se me datë 27.12.2019 rreth orës 23:25, disa persona të lënduar kanë kërkuar ndihme mjekësore në qendrën e mjekësisë familjare në Malishevë. Policia menjëherë ka shkuar ne lokacion. Dyshohet se rreth 9 persona kanë marr pjese në një rrahje ne rr. “Ahmet Paqarizi” Dragobil- Burim dhe si pasoje e lëndimeve të marra mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu