“Të (mos) jesh shqiptar” me ortodoksët shqiptarë në Maqedoni

0
924

Shqiptaret e Rekes se Keqe

Fshatra të tërë në Rekë të Epërme që dikur flisnin gjuhën shqipe, sot janë braktisur apo janë asimiluar. (Video)

Emisioni “Exclusiv” në TCH ka sjellë reportazhin e gazetarit Marin Mema ku pasqyrohet jeta e shqiptarëve të asimiluar të fesë ortodokse në rajonin e Rekës së Maqedonisë, një zonë që dikur fliste dhe frymonte shqip, ndërsa sot është e heshtur dhe me pak banorë, që edhe ata flasin shqip, por frikësohen të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike.

Deklaratat e pakta të tyre në këtë dokumentar tregojnë hezitimin apo frikën e tyre për të treguar se janë shqiptarë, duke thënë se flasin gjuhën shqipe të mësuar nga nëna e tyre, por se janë maqedonas. Kjo gjendje është pasojë e sistemeve të së kaluarës dhe shtypjes ndaj kësaj popullsie, e cila sot konsiderohet gati totalisht e zhdukur.

Një reportazh sjellë si kurrë më parë të vërtetat e dhimbshme të këtij komuniteti, të presionit, dhunës dhe skemave asimiluese për ta detyruar të humbasë identitetin kombëtar.

Më poshtë ndiqni emisionin “Exclusiv”:

http://www.youtube.com/watch?v=CdGTDCelcbg

http://www.youtube.com/watch?v=BuoeC-0iGng

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu