Të pikëlluar me vdekjen e dy vajzave të mitura, qytetarët e Drenasit paralajmërojnë protestë

0
923

aksidenti ne Drenas

(E plotësuar) Të pikëlluar nga aksidenti i trenit ku si pasojë dy vajza të vogla humbën jetën paradite në Drenas, qytetarët atje kanë paralajmëruar një protestë që do të nis nga ora 17:00 në Drenas.

E padyshim që nga kjo ngjarje më të goditurit janë familjarët e dy viktimave Enkelina dhe Anjeza Xhinovci të lindura në vitin 2003.

Daja i Enkelinës Arsim Mehmeti i bën apel shtetit ta rregullojë vendkalimin në mënyrë që të mos humben më shumë jetë.

Derisa policia ka konfirmuar se kanë arrestuar shoferin e lokomotivës

Në momentin tragjik kur dy vajza humbën jetën në Drenas, treni ishte duke lëvizur më shpejtë sesa është e lejuar të ngasësh me lokomotivë.

Kështu ka thnë kryetari i komunës së Drenasit Nexhat Demaku, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes.

“Shkaktari i aksidentit është shpejtësia mbi 80km/h që ka arritur vozitësi i cili ka qene vetëm me lokomotivë”, ka thënë Demaku për Express.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Express se kanë vdekur të dy vajzat. Sipas tyre mjeket kujdestar kanë thënë se asnjëra nuk ka mundur ti mbijetoj plagëve të marra.

Drenas: Treni godet dy vajza – njëra e vdekur, tjetra në gjendje të rëndë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksidentin për Express. Sipas tyre, aksidenti ka ndodhur në orën 10: 20 minuta

“ Lokomotiva që qarkullon nga Magura për në Drenas ka goditur dy vajza. Njëra është 11 vjeç, tjetra e moshës 13 vjeçare”, kanë thënë në Policinë e Kosovës.

Në Polici kanë treguar se kanë informata se njëra nga vajzat ka vdekur, derisa thonë se për vajzën tjetër nuk kanë informata konkrete..

Para pak minutash një tren ka goditur dy persona.

Burime të Express nga vendi i ngjarjes tregojnë se bëhet fjalë për dy vajza të moshës së mitur. Sipas dëshmitarëve njëra nga të aksidentuarat ka ndërruar jetë, derisa tjetër është në gjendje të rendë.

Dëshmitarët tregojnë se terni ka goditur dy vajzat të stacioni i Drenasit derisa ato po kalonin shinat.

Express mëson se tani në vendin e ngjarjes kanë dal edhe ekipet e Policisë së Kosovës. Derisa, dëshmitarët nga vendi i ngjarjes tregojnë se njëra nga vajzat e lënduara është dërguar në emergjencës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu