Të rinjt shqiptarë: Po na dëmtojnë

0
849

Një grup të rinjsh shqiptar nga Shkupi dhe qytetet e tjera në Maqedoni, përmes një letre kanë reaguar ndaj grupeve dhe individëve të caktuar që kanë keqpërdorur protestën, duke implikuar flamujt dhe thirrje fetare.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ka grupe të caktuara që dëshirojnë të njollosin këto protesta me karakter kombëtar. Kemi grupe të caktuara sociale të implikuara në aspektin fetar dhe që janë verbëruar pas qëllimeve dhe idealeve të tyre fetare dhe kjo i jep shkas që maqedonasit të na njollosin në forma tjera dhe duke i dhënë kahje protestës se ka qenë për qëllime fetare dhe jo kombëtare”, thekson grupi i të rinjve shqiptarë nga Shkupi.

Sipas tyre, individë të caktuar kanë udhëhequr një pjesë të turmës dhe kanë bartur altoparlant, duke bërë thirrje fetare dhe duke shenjëzuar po ashtu me simbole fetare. “Ne nuk dijmë se cilat janë problemet tona fetare dhe kush po ndalon. Problemi është kombëtar dhe në të ardhmen duhet të ketë organizim nga forcat progresiste të të rinjve që kanë taban kombëtar dhe dijnë të artikulojnë kërkesat kombëtare dhe të ngrenë zërin kundër diskriminimit dhe dhunës në Maqedoni”, apelojnë të rinjt.

Janë grupe fetare dhe sekte të ndryshme në Maqedoni që shpeshherë janë inflirtuar në qarqet politike dhe synojnë vendosjen e çështjeve fetare para atyre kombëtare.

Kjo i jap shkas pastaj Shtetit Sllavomaqedon ti paraqet problemet Kombtare Shqiptare si probleme fetare dhe në ketë menyr gjendjen e krijuar nderetnike e menagjon më leht para Bashksisë Nderkombtare.

Grupi i të rinjve shqiptarë ka apeluar që në të ardhmen shqiptarët të protestojnë me flamurin e shenjtë kombëtar dhe plisin e bardhë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu