Të zgjidhet rruga e veprimit

0
622

Politika shqiptare, ajo e veteranëve të rezistencës kombëtare, ende nuk di apo nuk do për të gjetur një rrugë të artikulimit dhe veprimit politik. Kur e them këtë nuk e mendojë politikën institucionale, e cila gjithnjë e më tepër po stërkeqet me banalitete, papërgjegjësi, shantazhe me qytetarin, nëpërkëmbje të historisë, shpëlarje parash, mitmarrje, hajni, prostitucion e trafikim qeniesh njerëzore.

Politika institucionale shqiptare, e ndarë në tre qendra veprimi, me disa universitete, me disa akademi, ka marrë tatëpjetën dhe vështirë e ka të marr këmbët e veta pa një shtytje të forcave kombëtare, të cilat duhet kanalizuar çështjen kombëtare në binar të drejtë dhe institucionalistët për t’i detyruar të lëshojnë rrugën e pushtuar, shumica përmes armiqve të kombit.

Politika institucionale nuk njeh akademi, sepse akademitë janë shndërruar në përforcime partish dhe nuk janë të zonjat njëherë të thërrasin një sesion shkencor për trajtesë të çështjes shqiptare nga fusha të ndryshme dhe për të par se ku jemi e kah duhet shkuar.

Politika institucionale dirigjon edhe mbajtjen e manifestimit të njëqindvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe vënë barazpeshë në mes të shpallësit të saj dhe rrënuesit të saj, madje edhe me censurimin e emrave, se kush duhet e kush nuk duhet të marri pjesë në akademinë përkujtuese.

Me këtë po i hapet rruga e rishkrimit të historisë ndërshqiptare dhe në relacion me pushtuesit, në gjithë hapësirën kombëtare. Në këtë lojë janë të përfshirë të gjitha institucionet në tri qendrat e veprimit politik shqiptar.

Diku do të dalin pushtuesit çlirimtar, e çlirimtarët tradhtar. Diku do të dalin dëshmor tradhtarët e vasalët, e tradhtar e vasal të shpallën dëshmor. Diku do të ringjallët vëllazërim bashkimi dhe do të marren heronjtë e “Përbashkët” për t’u mësuar e mundësuar emërimin me emrat e tyre shkollave, institucioneve, e rrugëve, duke i lënë me një anë dëshmorët e mirëfilltë, të cilët i bënin dhe i bëjnë nder kombit.

Elani i dikurshëm te veteranët e rezistencës kombëtare nuk besojë se është shterur për të vepruar, por është krijuar një huti, e ndoshta edhe kanë harruar mundësit e hulumtimit të gjetjes së rrugëve për të vepruar. Kanë qenë edhe kohë më të vështira, me mundësi pothuaj shumë të pakta për bashkëbisedim, për të renditur veprimet, prandaj për rrjedhat e më vonshme nuk duhet të kritikojmë as faktorin e jashtëm e as atë të brendshëm. Argumentet e të kaluarës na thonë këtë.

Ne duhet të bëjmë historinë, e, jo kjo të na gatuhet në kuzhina jashtë truallit tonë si dikur. Duhet të jemi të gatshëm të përballemi me realitetin e kohës e momentit dhe hamendjet janë të tepërta e të pa fundshme, sepse koha po ecën, e qendrat e vendosjes kanë gjetur me kë të bisedojnë për fatin e kombit, në copëza të ndare, se cilën pjesë do ta shtinë në Bashkësinë Evropiane, duke përcaktuar kritere shumë më të vështira se sa për armiqtë të kombit tonë, të cilët në sy të botës kanë bërë politik fashiste e gjenocidale, gjer në tokën e djegur, e ata pastaj të pyetën në donë apo nuk donë për të na mbështet për hyrjen në Evropë.

Akademitë tona ende nuk janë ndalur të paktën, për të dhënë përgjigje shkencore për togfjalëshin “Shqipëri e madhe”, madje heshtin edhe kur këtë e thonë bartësit e institucioneve kudo në trojet shqiptare. Me këtë kartë luajnë sllavët e pansllavistë, si adut se ata (shqiptarët) kërkojnë edhe territoret në të cilat dikur shtrihej Iliria etj., për të pamundësuar shtyrjen e procesit përpara dhe Perëndimi e jashtë saj të jenë kundër neve, për të realizuar të drejtën historike të kapshme për të sotmen dhe e mundshme për pranim nga të tjerët. Këta e kanë pasur për detyrë të sqarojnë se në çfarë loje e prapavije politike përdoret togfjalëshi “Shqipëri e madhe” dhe çfarë duhet të jetë Shqipëria sot dhe si duhet bërë atë.

Qeveritë përkatëse shqiptare në Shqipërinë londineze e Kosovë, por edhe përbërësit e qeverisë në Maqedoni, duhet të përgjigjën flakë për flakë në shumë fenomene e përdhosje që po na ndodhin nga “analitik”, institucione e shoqata joqeveritar të jashtme.

Me mekanizma veprues legjitim për gjithë Perëndimin do t’i merret e drejta fashizmit grek për të ndal fushatën që tokat shqiptare të shpallë si të vetat, mirëpo për interesa të ditës lejohen personeli i ambasadës e parlamentar grek të vinë dhe ditë më diell të shpallin tokë të tyre ku u shkel këmba. Atyre duhet ndaluar hyrjen në territorin shqiptar. Po e njëjta vlen edhe për Kosovën, të ndalën të gjithë ata zyrtar që nuk kanë leje qeveritare dhe nëse zihet në këtë territor të arrestohen dhe të merren masa penale, siç parashihet edhe me konventa ndërkombëtare, për mos ndërhyrje në punët e brendshme e të sovranitetit të një shteti.

Në mungesë të veprimeve të institucioneve e akademive duhet zgjidhur rrugën e konstituimit dhe bashkëveprimit veteranët e rezistencës kombëtare, të cilët, veç a veç, kanë të drejtë veprimi më shumë se sa deputetët e zgjedhur në parlament, e të bashkuar kanë mandatin e një parlamenti të mirëfilltë, nëse arrihet me argumente të dëshmohet kriza kombëtare, të cilat nuk mungojnë, sepse këta kanë treguar përmes jetës dhe punës së tyre, se janë të gatshëm për të dhënë gjithçka, e për të mos marrë asgjë, për çështjen kombëtare.

Guximi nuk besojë se u mungon, por qasja se si duhet vepruar, po. Të zgjidhet rruga e veprimit sa nuk është vonë!

 

Prishtinë, 03.09.2012

 

Nga Afrim Morina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu