Te Ali Ahmeti

0
1080

Abaz Xhuka shendosh e mire

Ishim ne fshatin historik ne Zajas, ne vizite te udheheqesi i popullit shqiptar,shoku,bashkëveprimtari e miku yne i nderuar Ali Ahmeti!

Ishim bashk me vëllaun e veprimtarit te madh te çeshtjes kombetare,ish-te burgosurit politik,gjeneralit te lavdishem te UÇK-se,Heroit te Kombit Fehmi Lladrovci,ambasadorin e Kosoves ne Shqiperi,luftetarin e oreve te para te UÇK-se,e bashkeluftetarin e komandantit legjendar Adem Jashari,te nderuarin Ramiz Lladrovci!

Ishim ne vizite te themeluesi i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, te Komandanti i Ushtrise Çlirimtare Kombetare e Kryetari i BDI-se!

Ali Ahmeti para disa ditesh kishte pesuar nje aksident trafiku,ku per fat te mire te popullit shqiptar,familjes dhe shokeve e miqeve te Tij te shumte, kishte shpetuar pa lendime te renda e pa pasoja per shendetin, bashk me ushtarin e Ushtrise Çlirimtare Kombetare dhe shoferin e truperojen e tij personale Shefik Ismaili!

I uruam qe kurre me te mos i ndodhnin fatkeqesi ne jete, dhe qe gjithehere te shiheshim ne gezime e fitore te reja, ne rrugen e lavdishme te ecjes e perparimit te gjithanshem te popullit shqiptar ne pergjithesi e te atij ne Maqedoni ne veçanti!

Me shume rrespekt Ismet Sylejmani
24 Janar 2015!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu