Telefoni i Isa Mustafës kushton 14 mijë dollarë?!

0
979

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa kur deklaroi pasurinë e tij në Agjencinë Antikorrupsion, si duket harroi diçka. Ndoshta është gjë e vogël për nga madhësia, por vlerën e ka shumë të madhe.

Në një foto të publikuar nga faqja informative “Indeksonline”, Mustafa mban në dorë një telefon “Vertu Constallation Gold”.

Një lloj i tillë i telefonit (i përdorur) kushton rreth 14 mijë dollarë. Këtë lloj telefoni përdoret nga shumë pak njerëz, shumica e të cilëve janë milionerë.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2013, Isa Mustafa askund nuk përmend gjëra të tjera me vlerë, përveç shtëpisë, tokës, Institutit Riinvest, dhe disa kursimeve. Fotoja është realizuar në një prej takimeve që kanë mbajtur liderët kosovarë vitin e kaluar.

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu