Tematika e njohjes së vetvetes-mësimi i të gjitha mësimeve

0
709

Vështrim mbi librin “Njohja” të Abdirahim Idrizit

Ky libër ndonëse është vazhdimësi e librave të mëparshëm, është i veçantë sepse merret me një temë që duket se është mësimi i të gjitha mësimeve: Njohja e vetvetes. Por,  i veçantë është edhe për një arsye tjetër: e orienton lexuesin lehtësisht drejt përmbajtjes. Përmes tij do t’i kuptoni më mirë dhe më lehtë disa koncepte të cilat nganjëherë duken të vështira për t’i kuptuar drejt dhe në mënyrë të duhur, apo edhe për t‘i zbatuar në jetë.

Shkruan: Psikologe klinike, Miradije Statovci

Abdirahim Idrizi është autor i një numri librash nga fusha e psikologjisë formale, apo siç njihet ndryshe nga literatura e mendimit pozitiv. Pas një seti botimesh, si Ndriçimi i Mendjes, Libri i Jetës, Persiatje, Suksesi Finacniar etj, Abdirahim Idrizi ka nxjerrë në dritë librin e tij më të ri, të titulluar “Njohja”.

Përmes librave të tij ai ndan me lexuesin përvojat e tij si afarist i suksesshëm dhe sekretet se si të arrihet suksesi por edhe si të jemi të lumtur. Si njohës i mirë i kësaj fushe dhe i kësaj filozofie, duke e gërshetuar mësimet e tij jetësore me literaturën teorike dhe praktike, ai ndihmon studentët, ata që duan të nisin një biznes por nuk kanë guxim ta bëjnë, ata që nuk guxojnë të ëndërrojnë gjërat që u duhen ata që janë në vështirësi dhe të kapluar nga frika për të ardhmen apo të tashmen e tyre.

Libri është i ndarë në kapituj si Në vend të prologut, Rikujtesë, Covid 19, Shpresa, Meditimi etj., ku në secilin shtrohen çështje që kanë të bëjnë me suksesin, dashurinë, lirinë, lumturinë dhe dëshirat njerëzore. Nga kjo pikëpamje do ta vlerësoja si ajkën e të gjitha botimeve të tij të mëparshme, një ndërthurje temash, idesh, imazhesh e konceptesh, të shkruara me elokuencë dhe me gjuhë të kuptueshme për të gjitha shtresat e lexuesve. 

“Që moti shkruaj. Në fillim shkrimet ishin si thesar që i ruaja me xhelozi, por isha me dilema nëse ia vlente t’i botoja. I thashë vetes se çdo gjë që është e fshehtë, nuk i shërben askujt”.(Njohja).

Shumë përgjigje do t’i gjeni në librin “Njohja”

Abdirahim Idrizi është vet shembull i njerëzve të suksesshëm, i cili ka arritur që me durim, punë të palodhshme, me besim në ëndrrën e tij, të jetë nga ndërmarrësit më të njohur, duke nisur në Kroaci, e më pas në të gjithë ish Jugosllavinë. Bizneset e tij lulëzojnë edhe sot dhe pandalshëm. Ai di shumë sekrete të fuqisë së brendshme që për shumicën nga ne ndoshta janë ende të pakuptueshme. Dhe për ta kuptuar këtë fuqi duhet të lexohet ky libër, sepse ai na mëson se kjo forcë e jashtëzakonshme fshihet brenda secilit njeri, por atë duhet zbuluar. 

Ky libër ndonëse është vazhdimësi e librave të mëparshëm, është i veçantë sepse merret me një temë që duket se është mësimi i të gjitha mësimeve: Njohja e vetvetes. Por,  i veçantë është edhe për një arsye tjetër: e orienton lexuesin lehtësisht drejt përmbajtjes. Përmes tij do t’i kuptoni më mirë dhe më lehtë disa koncepte të cilat nganjëherë duken të vështira për t’i kuptuar drejt dhe në mënyrë të duhur, apo edhe për t‘i zbatuar në jetë.

Si profesioniste e psikologjisë, kam punuar me njerëz të cilët kanë pasur frikë se do të dështojnë, apo asi të cilët kanë vuajtur në heshtje dhe nuk e kanë kuptuar shkakun e gjendjes së tyre. Gjithmonë ka një rrugë, një zgjidhje. Njëra nga ato është leximi i këtij libri, i cili do t’i ndërrojë frekuencat e të menduarit të dhe do t’ju bëjë të shihni se brenda jush fle një “minierë ari”. Shumë përgjigje tashmë i kam gjetur.

Sa më shumë gjëra që shfaqen në mendjen e njeriut si imazhe aq më të shpeshta ato gjallërohen dhe më shumë pushtojnë mendjen e njeriut. Kështu, imazhet e gjërave bashkohen me lehtë me imazhet e atyre gjërave që i kuptojmë qartësisht (lexo ëndrrat-imazhet e Ajnshtajnit). Sa më shumë gjëra që bashkohen në një imazh, aq më shpesh gjallërohet ai imazh. Sa më shumë e kupton, e njeh vetveten qartësisht, ti arrin të njohësh dhe të kuptosh efektet e shqisave të besimit dhe dashurisë.

Duke lexuar këtë libër kuptojmë se fuqia mendjes është në gjendje të bëjë gjëra të jashtëzakonshme dhe se ka një nivel të aktivizimit të kësaj fuqie, se shpirti ka fuqi dhe pushtet absolut mbi çdo gjë, se vullneti i madh për një gjë mund të ndikojë në zmadhimin ose tkurrjen e bebëzave të syrit, se stërvitja na jep një përvojë që ne ta njohim shpirtin, ashtu siç mund të njohim dhe të mësojmë gjëra që nuk mund t’i kuptojmë pa një mësim që është mbi mësimet, njohja e vetvetes dhe pa filluar së zbatuari pozitivisht gjërat për të cilat ne interesohemi dhe ato që na rrethojnë.  

Lënda tematike

Njohja e vetvetes si temë shtjellohet pothuaj në të gjithë lëndën e tekstit, përkatësisht në të gjithë kapitujt, ku manifeston jo vetëm dashurinë, realizimin e ëndrrave kapërcimin e vështirësive por edhe tejkalimin e frikës. Liria individuale, natyra njerëzore, mendja njerëzore, teoritë filozofike, teknikat e meditimit, sekreti si të mbesim gjithmonë të rinj, jeta është ekspriment etj,  pikëtakohen në një nivel, atë të njohjes. Kjo filozofi del si parim jetësor i cili e shtyn njeriun drejt ndryshimit, zgjimit dhe marrjes së vendimeve.

Atë moment që arrin të ngrihesh mbi veten, ke njohur anën tënde shpirtërore të së ardhmes. Kjo do të thotë se i ke larguar idetë e vjetra, ke lëshuar vend për idetë e reja. Tash ndihesh i freskët dhe kështu ndryshon jetën tënde. Është një sistem shpirtëror që lidh çdo qenie njerëzore me natyrën, me gjithësinë. E di se ka dyshime, por ne jemi dëshmitarë të ndryshimeve fizike të trupit tonë, thotë autori ndër të tjera.

Në këtë rrafsh futet edhe një kod: Adia. Adia duket si çelësi i jetës apo i së vërtetës, përmes së cilës njeriu u jep përgjigje pyetjeve të tij. 

Adia është mësuesi-mjeshtri që me doktrinën e tij na mëson dhe u jep përgjigje pyetjeve tona të jetës. Ky libër do të jap përgjigje për jetën tënde, për ta zbutur, qartësuar dhe kthjelluar mendjen, sepse njeriu ka aftësi për të zbuluar dhe për të shfrytëzuar, por kujdes, të jemi më të vëmendshëm me vetveten. Është një vijë shumë e hollë mes normales dhe anormales. Merr iniciativën interesimi është që të fillosh të lexosh, fillimi do të thotë të mendosh të krijosh një raport thelbësor me vetveten. Tema jonë është ta njohësh vetveten, e cila ka të bëjë me thelbin e së vërtetës.

Frika ashtu siç e shpjegon e gjithë literatura e këtij lloji, është shkaku i shumë të këqijave. Këtë çështje autori e aktualizon, duke e ndërlidhur edhe me situatën me pandemi me të cilin po përballemi për pothuaj më pak se një vit. Edhe në këtë rrafsh, autori njohjen e ngre si elementin bazë dhe në mënyrë filozofike njohja shpjegohet si dije, dije për veten rrethanat, aktualitetin dhe për kapërcimin e frikës. Autori shkon edhe më tej duke theksuar se njerëzit mund të vdesin nga frika, si pasojë e mosnjohjes.

Në kohën e Holokaustit, Adolf Hitler ekzekutoi dy bashkëpunëtorë për mos respektimin e urdhrave. Hitleri urdhëroi që të ekzekutohen me gazë-Komore po pa helm. Ata duke e ditur për gazin helmues vdesinnga frika, jo nga gazi. Pra, frika ka qenë helmi duk e ditur se sa
hebrenj, çifutë janë ekzekutuar me gaz helmues. Ju lutemi, mos mendoni për frikën, largojeni frikën me besim, kujdes, distancë dhe dashuri.

Pra libri na mëson se njohja na duhet edhe në rrethana tjera, kur në situata të këqija ne duhet të përshtatemi me gjërat e mira të saj, ta kërkojmë të mirën brenda situatave të tilla e të mos biem në dëshpërim. Por a mund ta gjejmë këtë anë të mirë pa ekzistuar njohja e si rrjedhojë dashuria? Autori duke folur në lidhje me pandeminë Covid 19 gjatë masave të izolimit thekson se qëndrimi mbyllur i ka dhënë mundësinë të njoh aspektin e mrekullueshëm që familja mund ta japë. Është këtu një pjesë e shkrimit, si një fletë e shkëputur nga një copë ditari, kur autori me dashuri flet për kohën që ka kaluar pranë familjes. Përpos si një pjesëz kujtimi, ky kapitull është mesazhi më i fuqishëm i pozitivitetit, të cilët nëse këtë kohë janë duke e përjetuar si shqetësim, depresion, frikë e ndjenja të ngjashme, të ndalojnë për një minutë dhe të shohin anët e mira, të manifestojnë durim shpresë dhe të bëjnë gjëra që ndoshta më parë nuk kanë mundur t’i bëjnë.

Posa të nisim së lexuari ne hyjmë në bazën e koncepteve të cilat njihen si teknika dhe teori të mendimit pozitiv, e të cilat autori i shtreson në tekst, për të na dhënë një shumësi njohurish mbi për tejkalimin e shqetësimeve që secili prej nesh ka sot. Autori duke e ditur se njeriu është i prirë të dorëzohet, na mëson edhe si duhet t’i tejkalojmë vështirësitë, pra përmes përballimit.

Na duhet njohja për t’i tejkaluar vështirësitë. Në literaturën e kësaj fushe, (gjithnjë duke folur për atë pjesë serioze të literaturës) kemi hasur në filozofinë, se jeta është luftë, apo se anijet e mëdha janë më të sigurta në breg por ato janë bërë për të lundruar, etj.  Në këtë libër theksohet se përballja me problemin është suksesi yt.

Njeriu në jetë përballet më vështirësi, me sëmundje të ndryshme shëndetësore, por kërkon forcë, energji dhe vullnet të përballet mekëto sfida dhe fenomene. Përballja është suksesi yt, pavarësisht se situata mund të vështirësohet, ti pyet veten nëse mund t’ia dalësh, ose nëse mund të shërohesh. Duke e ngarkuar veten, kërkon ndihmë nga familja, nga miqtë. Besoni, ju tash e keni evidentuar problemin ose sëmundjen, por nuk je shmangur, je përballë me këtë fenomen. Ti tash intervenon, pret rezultatet, por ato ndoshta do të vonohen, ndonëse suksesi nuk do të mungojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu