Tension mes Egjiptit dhe Izraelit

0
792

Ministri i Brendshëm i Izraelit ka shprehur keqardhje për vdekjen e policëve egjiptian në Gaza. Forcat izraelite vranë pesë policë të Egjiptit por sipas ministrit izraelit, Ehud Baraka veprimi ka qenë i pakonfirmuar. Ai tha se kishte urdhëruar një kërkim të përbashkët me ushtrinë e Egjiptit.

Incidenti ka bërë që Egjipti të marrë në konsideratë tërheqjen ambasadorit nga Tel Avivi. Ndërsa para ambasadës izraelit në Egjipt janë mbledhur shumë qytetarë të irrituar nga kjo ngjarje. Ata kanë hequr flamurin e Izraelit duke e zëvendësuar atë më flamurin e Palestinës.

Zëdhënësi i qeverisë egjiptiane tha se ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me ketë çështje. Ai tha se Izraeli do të mbajë përgjegjësi politike dhe legale për vdekjen e pesë policëve.

Tension mes Izraelit dhe Egjiptit është rritur pas sulmeve që Izraeli ka ndërmarrë mbi Gazën ndërsa dy vendet kanë 30 vite që kanë nënshkruar marrëveshjen e paqes. Nën regjimin e Mubarakut mes dy vendeve kishte marrëdhënie të qëndrueshme pas konflikteve historike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu