Tensionohet situata në Maqedoni, mijëra protestues e quajnë vrasës Gruevskin

0
820

Protestat

Rreth 3 mijë qytetarë ndodhen para qeverisë dhe bërtasin “dorëheqje”, “vrasës”, “Ikni”, por edhe këndohej himni i Maqedonisë. Më të zëshme janë fjalët “ik Grujo”.

Situata është e qetë pasi që policia u tërhoq nga hyrja e qeverisë, ndërsa qytetarët ndodhen para objektit të qeverisë. Aty vërehet edhe flamuri shqiptarë.

Çfarë ndodhi:

Dhjetëra protestues, qytetarë të revoltuar nga ajo që ndëgjuan sot me bombat e shpallura nga lideri i LSDM-së, se polcia ka fshehur vrasjen e të riut 21 vjeçar Martin Neshkovski, janë mbledhur para qeverisë së Maqedonisë për ta shprehur mllefin e tyre nga e vërteta e vrasjes.

Numri i protesueve që tubohen para qeverisë vazhdimisht po shtohet.

Ata me moton: “Vrasës”, “Drejtësia do t’iu gjej edhe juve”, “Protestojmë kundër kësaj garniture shtetërore” që sipas tyre e ‘vrau te riun Neshkovski’.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu