Tensionohet situata në Rripin e Gazës

0
940

Raketat, mortajat dhe sulmet ajrore goditën zonën afër kufirit mes Izraelit dhe Gazës në dhunën më të rëndë në gati një vit.

Militantët palestinezë në Rripin e Gazës qëlluan sot mbi 90 raketa në Izraelin jugor, në përgjigje të sulmeve ajrore izraelite, që vranë 15 militantë, mes tyre Zohair al-Qaisi, udhëheqësin e Komitetit të Rezistencës Palestineze.

Mijëra palestinezë dolën nëpër rrugët e Gazës për të marrë pjesë në varrimin e të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite, shumë prej të cilëve thërrisnin “Hakmarrje, hakmarrje!”

Izraeli tha se i ndërmori sulmet sepse Komiteti i Rezistencës Palestineze po planifikonte një sulm kundër Izraelit nga Egjipti. Zyrtarët izraelitë thanë gjithashtu se të paktën një izraelit u plagos rëndë nga sulmi militant me raketa.

Hamasi, i cili sundon në Rripin e Gazës, ka respektuar një armëpushim të heshtur me Izraelin, por grupe të tjera të armatosura palestineze, si grupi Komiteti i Rezistencës Popullore kryejnë rregullisht sulme me raketa dhe mortaja, të cilat shkaktojnë sulme ajrore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu