Tensionohet situata, protestuesit tentojnë të hyjnë në Kuvend (FOTO)

0
153
Tensionohet situata, protestuesit tentojnë të hyjnë në Kuvend (FOTO)

Disa qytetarë të Kosovës janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës në kohën kur është duke u mbajtur seanca për formimin e qeverisë së re, raporton “Zeri.

Mirëpo duket se protestuesve u ka humbur durimi edhe janë duke tentuar të hyjnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq policia e Kosovës është vendosur në hyrje të Kuvendit dhe janë duke ndaluar qytetarët që të futen në hapësirën e Kuvendit.

Qytetari proteston para Kuvendit me flamurin në gjysmështizë

Një qytetar ka dalë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ku pas pak minutash pritet të fillojë seanca për votimin e qeverisë “Hoti”.

Ai në dorë po mban një flamur të Kosovës, të vendosur në gjysmështizë.

Arsyeja e këtij gjesti simbolik është, sipas tij, fakti se “kriminelët po kthehen në vendin e krimit”, duke iu referuar partive të koalicionit të ri qeverisës.

“Unë sot ndiej që kemi ditë zie. Arsyeja është e thjeshtë. Mirë do të ishte të mbajmë ditë zie për minatorët, por tragjedia më e madhe që kemi sot ditë zie është sepse kriminelët po kthehen në vendin e krimit dhe atë me ndihmën e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ky qytetar, raporton Zeri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu