Tentativa për falsifikimin e identitetit nacional të një populli bën pjesë në krimet e gjenocidit!

0
862

Mbi shkrimin “7 shtator i njëjtë, në vite të ndryshme!”

07 SHTATORI 1990

– ishte një vepër qyqare e titistëve, pastaj e ahtisaristëve, për ta blerë biletën për kthimin te populli, që ata vet e kishin tradhtuar para dhe pas 1981! Juristët e dinë se tentativa për falsifikimin e identitetit nacional të një populli dhe te atdheut të tij, nga shqiptar në “jugosllav” apo “kosovar” bën pjesë në krimet e gjenocidit. Andaj ata që këtë krim mundohet ta maskojnë me pavarësi të rrejshme deklarative e fiktive, bëhen pjesëmarrës në këtë krim. Për ata që nuk duan të mësojnë as gjë nga historia e popullit të vet, Titizmi e ahtisarizmi i kanë ndryshuar vetëm polet gjeografike, se në të vërtetë kjo është përsëritje e historisë lindore në variant perëndimor.

Para do dite në mjetet e informimit publik u publikua shkrimi lart përmendur. Prita qe sa kohe që të reagojnë vet historianet dhe veprimtaret e atyre viteve dhe kur e pash se çdo gjë kaloi në heshtje morra qëndrim që të reagoi personalisht. Të them në fillim se personalisht nuk i njoh fare as njërin nga koautorët dhe as që kam as gjë personalisht kundërt tyre, kështu që nuk do të merrem me ta, por me periudhën për të cilën ata po thurin ilahi politike, me të cilën po provohet të na falsifikohet historia kombëtare.

Natyrisht që që nëntitulli duket paksa brutal, por ka në vete një arsyet me peshe të rëndë historike: lidhet me dy rrena për momente kyçe të shtet krijimit të Republikës së Kosovës, për të cilat na fishkëllejnë në vrimë të veshit dy njerëz me përgatitje akademike, për të na bindur se I. Rugova është BABA i Republikës së Kosovës dhe se me te “fillon e mbaron historia e Republikës së Kosovës”. Por, nga stenogramet e mbledhjeve të ish LKJ dihet se Rugova krah për krah me Agim Zatriqin e me Azem Vllasin personalisht morri pjese në diferencimin politike e kundër demonstratave të vitit 1981 dhe kundër kërkesës për Republikës së Kosovës .

Do të thoshim se koautorët po tentojnë që fillimin dhe fundin e kompletimit të shtetit dhe shtetësisë të Kosovës, që ata e kanë konvertua në një fikson, i cili shërben për mashtrimin e njerëzve se si Kosova Republikë po behet Shtet i FUSNOTAVE të Brukselit. Por, që në realitet është ber një koloni e fildishtë e BE ku të huajt munden të hyn me tanke, por nga ku shqiptaret nuk mund te dalin pa viza! Ku ndaj popullit shqiptar po vazhdohet aparthejdi e gjenocidi me metoda edhe me perfide se me parë, përmes do vasalëve edhe me primitiv se sa ishin klanet e Sinan Hasanit, Ali Shukriut e Veli Deves, Xhavit Nimanit, Fadil Hoxhës e Bakallëve e çatallëve tjerë .

Këta individ e përshkruajnë rëndësinë e “madhe” të 7 shtatorit 1990, gjë që ishte një vepër qyqare e titistëve për ta blerë biletën për kthimin te populli, që ata vet e kishin tradhtuar. Që në pushteti ishin ardhur në saje të pjesëmarrjes në diferencim kundër kërkesës për Republike me Kosovës, që pasi e miratuan Kushtetutën e Millosheviqit të 1989, ai vet i përzuri nga pushteti si limonët e shtrydhur. Dhe vetëm atëherë ata filluan ta përkrahin kërkesën për Republikës së Kosovës. Këtë punën e limonëve te shtrydhur e shpjegon me së miri shembulli i Azem Vllasit, i cili e organizoi përjashtimin e Fadil Hoxhës nga LKJ pa e kuptua se është duke prere degën ku ishte ulur. Ali Hadri i pat than Azem Vllasit qe ta ruan njeri ngish për vete, por ai te nuk e kuptoi deri sa e përjetoi vet Vllasi rolin e limonit të shtrydhur!

Andaj, është ofendim për të gjithë luftëtarët e lirisë, për të gjithë ish të burgosurit e syrgjynosurit politik, për të gjithë ushtarët e UÇK, për të gjithë dëshmorët e heronjtë kombit e jetimët e tyre, për familjet e tyre dhe për gjithë popullin ton liridashës që të krahasohet Rugova, që ishte i priveligjuari i Millosheviqit, me Adem Jasharin që ishte e viktimën e atij regjimi gjakpirës.

Nëse Rugova na qenka “BABA i Republikës së Kosovës” atëherë çka na qenkan Adem Demaçi dhe të gjithë ata luftëtar te lirisë, para e pas tij, që u burgosen e u syrgjynosen, që u vranë e u plagosën nga dora e regjimit të Beogradit e satelitëve të tij, sepse ata ishin armiq të regjimit të Beogradit? Dihet se kërkesa maksimale e Rugovës ishte rikthimi i autonomisë së ish KSA të Kosovës dhe rivendosja e “demokracisë e barazisë” nën sundimin e Serbisë. Secili mundet të hap vet internetin e ti sheh skenat filmike të Millosheviqit me “baballarët“ e mjerë të Kosovës duke u zgërdhi me përulje para Millosheviqit, derisa në të njëjtën kohe Millosheviqi ia kishte vu flakën Kosovës.

Lexuesit e kujdesshëm do ta kuptojnë se ky reagim ju përgjigjet të gjitha tezave të shkrimit me titull: “7 shtator i njëjtë, në vite të ndryshme!” sepse do përdoren të njëjtat formulime që i kanë përdore koautorët në tezat e tyre.

Të them se dikur kam mendua se njerëzit me titujt akademik kanë vlere të pa kontestueshme të diturisë superiore. Se njerëzit me përgatitje akademike kanë vetëdije të lartë, e rrjedhimisht duhet të kenë edhe ndërgjegje dhe etike të lartë profesionale dhe morale. Thjeshtë vet dituria e tyre ata duhet që të mos ti lejon të gabojnë, sepse askush nuk ju beson se ata kanë gabuar nga padituria. Andaj çdo gabim i tyre është i qëllimshëm sepse ata atë e bëjnë me vetëdije dhe me dashje e me motive të caktuara me prapavijë të errët politike të mashtrimit të popullit të vet.

Ky fakt dëshmon se ekzistojnë njerëz me përgatitje akademike që i përmbahen etikes intelektuale, që meritojnë çdo respekt dhe se ekzistojnë njerëz me përgatitje akademike që me vetëdije shkelin etiken intelektuale për do interesa egoiste materiale individuale ose klanore, që ndonjëherë për popujt marrin edhe përmasa tragjike kriminal deri në gjenocid. Të marrim për shembull zbuluesit e bombave atomike, hidrogjenike, kimike etj. që përdoren për zhdukjen masive të njerëzve! Ato nuk i kanë zbulua as punëtorët as fshatarët por janë zbuluar nga intelektual me tituj shkencor. Pra, sa më intelektual të jetë një kriminel aq me i rrezikshëm mund të behet për ambientin njerëzor. Kjo dëshmon se arsimimi nuk është në të gjitha rastet garancie për dituri dhe për moral të lartë. Ka plote njerëz që nuk kanë shkollë por kanë dituri të mjaftueshme për të mos ber keq ndaj kombit e atdheut të vet me as një çmim. Historia kombëtare njeh plot heronj e dëshmor që kanë pas pak ose hiq arsimim. Sepse me dashtë atdheun nuk është e domosdoshme me pas fakultetin e kryer. Bie fjala nëse emërohet për Ministër të Brendshëm një mjek, ai nuk dinë për atë profesion as gjë më shume se një farkëtar dhe është njësoj sikur të i besohet detyra e një kirurgu zemre, ta zëmë, një polici. Ja kështu formohen qeveritë diletante inkompetente nga partitë politike amatore.

Populli e di se në Kaçanik u mblidhen deputet e Rrahamn Morines, të gjithë me libreza të LKJ në xhepa dhe mu ata dolën në ballë të Republikës së Kosovës të cilën e kishin luftua deri me 7 shtator 1990. Ata që deri dje e kishin luftua kërkesën për Republikën e Kosovës. MU ata me një deklaratë i nxjerrën prej loje prapë ata që kishin luftua për Republikën e Kosovës dhe qe deri ne atë minutë ishin viktima të pushtetit të tyre, duke u bërë vet “baballarë” të Republikës së Kosovës. Sigurisht gjeneratave të kohës i kujtohet kjo ditë historike kur këta pehlivan politik dolën me tri opsionet e tyre famoze:

1) për Republikën e Kosovës në kufijtë administrativ të e ish KSAK nëse nuk ndryshojnë kufijtë e brendshëm të ish RSFJ:

2) për Republikën e Kosovës në kufijtë kombëtar në trojet etnike në territore ku jetojnë shqiptar në ish RSFJ, nëse ndryshojnë kufijtë e brendshëm të ish RSFJ dhe :

3) për bashkimin e Republikën e Kosovës me shtetin Ëmë Shqipërinë nëse Jugosllavia shkatërrohet.

Dihet qe jo se nuk u realizua as njeri nga këto opsione, por kombi shqiptar vazhdoi të jeton i copëtuar në 6 shtete dhe po kërcënohet që të copëtohet serish, ndërsa këta neve na përrallosin me përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, që mundet me ndodh pas 501 viteve!

Prandaj 7 shatori sot ta kujton me tepër 7 prillin 1939 kur Shqipëria u pushtua nga fashistet. Andaj për shqiptaret nuk kanë rendësi fare këto data dhe se nuk ka vend për kur far festash kur e kemi sundimin e huaj në vatër qe rresht 14 vite. Përveç të faktit se humbjet i festojnë vetëm sllavet, këta burra dhe do tjerë si ata, vazhdimisht po e ofendojnë inteligjencën popullit të vet me këso deklarime mashtruese. Partia e Rugovës e plaçkiti popullin para e pas 1999 me “uhanë popullore” e 3%, duke ju dhanë mërgimtarëve letra me (pa) vlere e duke ju marr devizat e fituara me gjak e me djersë nëpër punishtet e vendeve të huaja. Dallimi qëndron vetëm në atë se dje ishin titiste sot janë ahtisarist. Dashurinë e mallin e tyre për atdheun ata e keqpërdorën për pasurimin e vet personal. Po kështu vepruan edhe disa ahtisarit tjerë që kishin qasje në fondin vendlindja thërret. Mjafton me e krahasua pasurin e tyre para dhe pas 1999 me pa që ata janë hajna e profiter të fatkeqësisë së popullit te vet.

Andaj nuk ka ofendim me te madh për gjakun dëshmorëve dhe heronjve, e për familjet e tyre, se sa të krahasosh ata me ata që kanë qen shërbëtor të privilegjuar të kohës të regjimit te Beogradit e që sot janë shërbëtor të privilegjuar të Brukselit ! Arsye reale për festimin e 7 shtatorit kanë vetëm anëtarësia e ish LKJ, UDB-a, gjykatësit e gazetaret e pushtet të ish LKJ dhe gjithë ata njerëz që morën pjesë në terrorin shtetëror të ish regjimit jugosllav kundër luftëtarëve t ë lirisë, që duke u strehua pas 1999 nën ombrellën e sundimit të ri kolonial të UNMIK-ut e Brukselit, shpëtuan nga përgjegjësia për krimet e bëra ndaj popullit të vet në kohen e regjimit pseudokomunist titist 1945 – 1999. Por ata duhet ta dine se çdo gjë plaket për mbi dhe përveç përgjegjësisë për tradhti ndaj kombit e atdheut! Dhe se secili që ka marr pjesë në terrorin shtetëror jugosllav ndaj shqiptarëve, here a vonë duhet me dhanë llogari para popullit për të gjitha krimet e veta!

A. Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu