Tërheqja taktike për taksën

0
445
Tërheqja taktike për taksën

Kryeministri Ramush Haradinaj deri para pak ditësh shprehej i bindur se taksa 100% ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet pa njohjen e Kosovës nga Serbia. Megjithatë, së fundi Haradinaj për heqjen e taksës po kërkon garanci ndërkombëtare se në një afat të caktuar do të nënshkruhet marrëveshja për njohjen. Burime të gazetës “Zëri” thonë se Qeveria ka filluar zmbrapsjen “taktike” dhe se taksa do të hiqet brenda pak ditësh, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Garancia ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjes përmes së cilës Serbia njeh Kosovës është kushti i kryeministrit Ramush Haradinaj për ta pezulluar taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Deri para dy ditësh Haradinaj ishte i vendosur se taksa nuk tërhiqet pa njohjen nga Serbia, por që nga e hëna, pas presioneve ndërkombëtare e me theks të veçantë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i vendit ka filluar të zmbrapset.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu