Tërhiqet KFOR-i, si gjithmon ?!

0
799

Zveçan, 29 maj (E plotësuar) Rreth 400 serbë, që ishin tubuar në Rudar të Zveçanit, pasi automjetet e KFOR-it janë nisur në drejtim të barrikadës së betonuar në këtë zonë, janë shpërndarë pas një bisede që kishte zhvilluar komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s, Joseph Lynch, me kryetarin ilegal të Zveçanit, Dragisha Milloviq. Komandanti i KFOR-it ka kërkuar Milloviq heqjen e barrikadës, por ai i ishte përgjigjur se pengesa rrugore nuk mund të hiqet nëse për një gjë të tillë nuk vendosin përfaqësuesit e serbëve, që e kanë vendosur.
Milloviq, sipas medieve serbe, ka propozuar që qytetarët të zhbllokojnë automjetet e KFOR-it dhe ushtarët të kthehen në drejtim të Leposaviqit. KFOR-i mësohet të ketë pranuar këtë dhe qytetarët janë shpërndarë.
Situata në këtë pjesë të Kosovës aktualisht thuhet të jetë e qetë.
Barrikadat në veri janë vendosur në fund të korrikut të kaluar, kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për futjen nën kontroll të vendkalimeve 1 dhe 31, në kufi me Serbinë.

Aksion i KFOR-it për heqje të barrikadave, serbët grumbullohen

Zveçan, 29 maj – Rreth orës 11 ushtarët e KFOR-it kanë nisur një aksion për mënjanimin e barrikadës në fshatin Rudar të Zveçanit. Ky veprim është shoqëruar nga alarmi i sirenave të strukturave ilegale serbe në këtë pjesë të Kosovës, me të cilat zakonisht  bëhet me dije popullata se duhet të grumbullohet.

Mediat serbe po njoftojnë se turma serbësh nga pjesa veriore e Mitrovicës po shkojnë në drejtim të Rudarit.

Barrikadat në veri të Kosovës janë vendosur vjet nga serbët, në fund të korrikut, kur forcat speciale të policisë së Kosovës, ROSU, u përpoqën të fusnin nën kontroll portat kufitare 1 e 31, përkatësisht pikëkalimet kufitare në Jarinjë e Bërnjak. 

Sipas njoftimeve të medieve të Beogradit sot rreth orës 11 numër i madh serbëshishin grumbulluar te Dudin Kërsh të Komunës së Zveçanit me të marrë vesh se forca të KFOR-it të mekanizuara ndodheshin ter barrikadat. 

Njoftohet po ashtu se helikopterët po kontrollojnë hapësirën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu