Tërmet në Doganat e Kosovës

0
984

lulzim rafuna

Lulzim Rafuna, Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, i caktuar aty nga PDK, ka nisur një ‘reformë’ në doganë, të cilën është duke e shfrytëzuar për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve eventualë. Rafuna e ka në plan t’i degradojë qindra doganierë, duke ju dhënë përparësi njerëzve të tij më të afërt. Tashmë kanë vërshuar ankesat…

Për shkak të zhvillimeve dramatike politike në vendin tonë në këto vitet dhe muajt e fundit, shumë institucione të tjera financiare të rëndësishme kanë përfituar duke mbetur larg syve të mediave dhe publikut.

Njëra prej tyre është Shërbimi Doganor i Kosovës, i cili me dorë të hekurt është duke u udhëhequr nga emisari i PDK’së, Lulzim Rafuna. Mirëpo kjo duket se tashmë ka shpërthyer nga brenda doganës, ku janë bërë dhjetëra ankesa nga vet doganierët, për shkak të politikave të dyshimta të drejtorit Rafuna. Ky i fundit e ka filluar një proces të reformimit, ku për qëllim ka ndëshkimin e të gjithë doganierëve që në një formë ose në një tjetër nuk janë të afërt me të, ose me partinë e tij.

Rafuna e ka nisur një proces të degradimit të qindrave doganierëve, e në anën tjetër akomodimit edhe financiar, me rroga më të mira, të udhëheqësve të caktuar të doganave.

Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci, në një prononcim për Express e ka quajtur normal gjithë procesin.

Sipas tij, ky është një proces në të cilin po ndodh një reformë strukturore.

“Jemi në fazën e riorganizimit të stafit në grada konform strukturës së re”, ka thënë Stavileci, duke e quajtur ketë metodologji të ngjashme më atë në Britani të Madhe. Por sigurisht që në Britani të Madhe kjo nuk zhvillohet mbi premisa të të afërmeve.

Stavileci ka treguar se sot Dogana i ka 491 oficerë doganorë, prej të cilëve 279 janë në pozita të oficerëve doganorë, kurse 212 janë në pozitave të shefave “Nuk ka në botë shërbim me kaq shumë shefa”, ka thënë Stavileci, duke mos treguar se sipas cilave kritere do të përzgjidhet se kush do të vazhdojë të mbetet shef në të ardhmen e kush jo.

“Sipas sistemit të ri 13 për qind do të janë staf menaxherial, kurse 87 për qind staf operativ”, tha Stavileci.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu