Terroristët: Duam të vdesim si martirë (Live/Video)

0
689

Anti terrori ne France

Ende nuk dihet se si do të rrjedhë ngjarja, ndërsa mësohet se mes policisë dhe dy vëllezërve franko-algjerianë kanë nisur negociatat.

—————————

11:55 am
“Vëllezërit thanë se duan të vdesin si martirë”. Në këtë deklaratë mediat franceze citojnë deputetin e zonës Seine-et-Marne, Jean-Claude Mignon.

Ndërsa kryeministri francez Manuel Valls ka thënë se “ne jemi në luftë kundër terrorizmit, jo kundër fesë”.

—————————

11:45 am
Operacioni po vazhdon dhe spitalet në afërsi të objektit ku mendohet të jenë fshehur terroristët janë venë në gjendje gatishmëri, njoftojnë medie franceze.

Mediet franceze ka njoftuar se njëri nga sulmuesit në selinë e gazetës është edhe autori i vrasjes së djeshme të polices në Paris.

Dëshmitarë okularë thonë se terroristët e dyshuar tashmë të barrikaduar në shtypshkronjë kanë marrë pengje disa punëtorë që i kanë hasur aty.

BBC raporton se po zhvillohen negociata me rrëmbyesit e pengjeve për lirimin e tyre.

Burimet zyrtare policore nuk i kanë konfirmuar këto informacione./Telegrafi/

————————–

Një konvoj prej njëzet veturave policore janë një ndjekje të vazhdueshme të terroristëve të cilët kanë marrë një peng.

Raportohet për dy të vrarë dhe njëzet të plagosur, transmeton Telegrafi.

Këtu mund ta ndiqni drejtpërdrejt ndjekjen e dy terroristëve të masakrës së Parisit.

[youtube url=”http://www.youtube.com/watch?v=VYlQJbsVs48#t=14388″ width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu