Tetë të vrarët në Kumanovë varrosen të martën në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë

0
445

Kaçaniku

Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në takim të përbashkët me familjarët dhe pas dakordimit të tyre, vendosën që tetë dëshmorët e rënë në Kumanovë të prehen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë.

Me këtë rast, është themeluar Këshilli Organizues për përgatitjen e organizimit të ceremonisë së varrimit, i cili përbëhet nga familjarët e dëshmorëve, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe personalitete të tjera, thuhet në njoftimin e lëshuar nga shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së.

Sipas njoftimit, në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë do të varrosen Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj.

Këshilli Organizues është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e Dëshmorit Beg Rizaj, si dhe me personalitete të Komunës së Deçanit, në mënyrë që varrimi i tij të mos bëhet ndaras nga shokët.

Këshilli Organizues, pas kontakteve me personat përgjegjës të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka vendosur që të gjithë dëshmorët të varrosen më 26 maj (e martë), në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, në orën 17,00.

Për mbajtjen e Akademisë Komemorative dhe për nderimet që do t’u bëhen dëshmorëve, opinion do të njoftohet ditën e hënë, thuhet në njoftim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu