Thaçi: Betohem me vdekje se nuk ka dosje kriminale për PDSH-në (VIDEO)

0
1117

Gruevski dhe Thaqi

Më në fund, Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi u betua për vdekje se nuk ka Dosje Kriminale për të dhe bashkpuntoret e tij në PDSH. Këtë e ka theksuar në intervistën për Televizionin Koha në Tetovë, ku lidhur me përgjimet.

Sipas Meduh Thaqit, neve duhet te bindemi se PDSH-ja dhe vete Lideri i tyre, smund te korruptohen, Thaqi, sqaron se “Një voglush i Strumicës nuk mund të ketë dosje koruptive dhe kriminale për mua sepse vete nuk i bejë, dhe nuk i lejoj bashkëpuntorët e mi te futen në zjarr sepse po qe nevoja futem vete në zjarr”, deklaroi Thaçi.

Kryetari i PDSH-së ka theksuar se përse heshtet për dosjen e tij të përgjimit dhe ndjekjes së vazhdueshme që nga periudha kur ka qenë pjesë e politikës në Maqedoni dhe se ai ishte ndjekur pikërisht me urdhër të Zoran Verushevskit. Por Thaqi e di dhe vete se Dosjes së tij si ka ardhur koha akoma dhe te rri pa merak se sdo kursehet as Thaqi dhe as Ahmeti.

Thaçi gjithashtu ka drejtuar akuza të rënda në adresë të një grupi të intelektualëve shqiptarë që siç i quajti ai janë “zorra politike” të LSDM-së dhe se njihen si eksponentë ish-komunistë dhe të politikave së kaluarës. Kreu i PDSH-së ka ironizuar tejmase edhe subjektet dhe lëvizjet e reja politike që sipas tij janë “tradhtare”.

Ai në këtë intervistë sqaron edhe takimet me Nikola Gruevskin, Saso Mijalkov, pushtetin e BDI, marrëveshjet e mundshme me partitë, qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare për dalje nga kriza si dhe çështje tjera që janë shprehur në këtë intervistë më poshtë.

Plasuesi i Bombave të përgjimit, Zaev, dje për Top Chanal, deklaroi: Megjithatë, ndryshe nga opozita maqedonase, kur flitet për partinë shqiptare të Menduh Thaçit, që shtiret se është në opozitë, më duhet të them se kjo parti tërësisht ka qenë e lidhur me pushtetin dhe këtë do ta shohin qytetarët.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=REE4BT03Q2Y” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu