Thaçi dhe Mustafa kërkuan ndërhyrjen e Ambasadave për Gjykatën

0
882

thaqi

Kryeministri Isa Mustafa dhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë kanë thënë se Kosova duhet të themelojë Gjykatën. Pavarësisht përplasjeve të djeshme, ata thanë se Gjykata duhet të bëhet në koordinim me opozitën. Por, për ta arritur këtë koordinim ata kërkuan edhe përfshirjen e faktorit ndërkombëtarë “i cili është këtu në Kosovë” në këtë proces.

Më poshtë mund të lexoni pjesë të fjalimit të Mustafës dhe Thaçit.

Mustafa:

Ne mendojmë se në ditët në vijim Qeveria e Republikës së Kosovës të bashkërendis aktivitetet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me grupet parlamentare, në mënyrë që të punojmë të gjithë së bashku, që në ditët në vijim të riprocedohet lënda e ndryshimeve kushtetuese, përkatësisht amendamenteve kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe poashtu të zhvillojmë edhe takime dhe biseda edhe me faktorin ndërkombëtar, i cili është këtu në Kosovë dhe të bashkërendisim me ta të gjitha këto punë.

Konsiderojmë poashtu se çështja e ndryshimeve kushtetuese dhe zbatimi i drejtësisë nuk është vetëm çështje e pozitës, përkatësisht e partive të cilat janë në pozitë, është çështje e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, edhe deputetëve të opozitës të cilët në mandatin e kanë votuar ratifikimin e marrëveshjes, përkatësisht letrës së Presidentes së Kosovës me Baroneshën Ashton, dhe janë pjesë e ligjit mbi ratifikimin e kësaj marrëveshje. Ky ligj i detyron jo vetëm partitë që janë në pozitë, por i detyron të gjitha subjektet në Kosovë që ta bëjnë zbatimin e saj dhe ne poashtu e shohim arsyen që edhe me partitë opozitare të bashkërendisim dhe të bisedojmë, sepse çështja e vënies së drejtësisë dhe çështja e perspektives evropiane të Kosovës nuk është çështje vetëm e disa strukturave, ose e një strukture politike ose një koalicioni politik, por është çështje e shtetit të Kosovës, është çështje e qytetarëve të Kosovës dhe është çështje e ardhmërisë tonë.

Thaçi:

Prandaj, vlerësoj se riprocedimi në kohën e duhur në ditët e ardhshme nga ana e Qeverisë është një vendim i drejtë, një vendim që duhet të kalojë edhe përmes një koordinimi edhe ndërpartiak, por në të njëjtën kohë edhe një konsultimi të ngushtë edhe me partnerët tanë ndërkombëtar në mënyrë që kjo çështje të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur dhe sa më shumë që është e mundur në kuptimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu