Thaçi e Ashton janë pajtuar për autonominë serbe në veri, institucionet e saj (?!)

0
793

Mediet e huaja shkruajnë se Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton janë pajtuar për një status të posaçëm për veriun e Kosovës, për të cilin tash që të dy presin përgjigje nga autoritetet e Serbisë.

Mediat, kan publikuar një projekt-marrëveshje, për të cilën thotë se Thaçi dhe Ashton ua kanë dërguar krerëve të Serbisë, dhe sipas së cilës, komunat serbe në veri të Kosovës do të mund të kenë institucionet, përkatësisht kuvendin dhe ekzekutivin e tyre, ky lloj grupimi institucional i komunave serbe në veri të Kosovës, sipas këtij projekt-marrëveshje do të mund të mbajë emrin Rajon Evropian Veriu i Kosovës (REVK) dhe ai do të funksiononte sipas ligjeve të Kosovës, por edhe me të drejta të posaçme për të ndërlidhur marrëveshje me Serbinë dhe partnerë ndërkombëtar.

Ndërkohë nuk ka patur ende reagime nga qeveria e Kosovës dhe e Serbisë për projekt-marrëveshjen dhjetë pikëshe të publikuar nga e përditshmja serbe, tash po pritet përgjigja e Beogradit për këtë propozim.

Thaçi do të takohet me homologun e tij Serb, Ivica Daçiq të mërkuren në Bruksel në takimin e radhës të ndërmjetësuar nga Ashton.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu