Thaçi e Kadri Veseli ndaluan protestat e ’99 kur ndahej Mitrovica (VIDEO + FOTO)

0
960

Besfort Video M1, para pak ditësh ka publikuar një video në të cilën shihet se si forcat ushtarake franceze e dërgojnë me veturë të tyre në Mitrovicë, Hashim Thaçin, për të ndaluar protestën e stafit të Spitalit të Mitrovicës që donte të shkonte në vendin e tyre të punës.

Ky është një nga momentet me të cilën edhe fillon ndarja e qytetit të Mitrovicës.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, dërgohet dhe kthehet me makinë në të cilën shihet se shofer ishte një ushtar francez.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi largohet nga Mitrovica me veturë të KFOR-it francez

I shoqëruar nga Kadri Veseli, atëkohë Shefi i Shërbimit Informativ i Kosovës, tash nënkryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ju thoshte protestuesve që të besojnë te bashkësia ndërkombëtare. Së bashku me ta ishte edhe Rrahman Rama, tash me gradën e gjeneralit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Thaçi, i cili që më shumë se gjashtë vjet është kryeministër i Kosovës, derisa tentonte të qetësonte protestën, iu premtonte banorëve të Mitrovicës se të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Më shumë se dhjetë vjet pas kësaj proteste, Hashim Thaçi në pozitën e shefit të qeverisë së Kosovës, ka më shumë së një vit që negocion me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës, përfshi edhe jo pak çështje me veriun e vendit.

Kryeministri i Kosovës, Thaçi, shtrëngon duart me homologun serb, Ivica Daçiq

Stafi shqiptar i spitalit të Mitrovicës vazhdon të mos shkojë në vendet e tyre të punës, ndërsa banorët e Mitrovicës ende nuk kanë mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre.

Gjykatat në veri të këtij qyteti vazhdojnë të jenë “OFF LIMIT” për gjykatësit shqiptarë gjithashtu.

Hashim Thaçi, spiun i francezëve?

Kohë më parë, gazetari francez, Pierre Pean, autor i librit, “Kosova – lufta e drejtë, për një shtet mafioz”, kishte deklaruar se kryetari i PDK-së dhe shefi i qeverisë kosovare është trajnuar nga shërbimi inteligjent francez.

Gazetari francez, Pierre Pean

Në librin e tij Pean ka shkruar: “Shërbimi inteligjent, duke vepruar në mënyrë të fshehtë nga Ushtria e Francës, ka trajnuar anëtarë të UÇK-së, por duhet thënë se inteligjenca ushtarake, ishte e orientuar pro Serbisë”

Shërbimi i inteligjencës, sipas tij, ishte përgjegjës për Hashim Thaçin dhe kishte punuar për trajnimin e bashkëpunëtorëve të tij.

 

“Në të njëjtën kohë, stafi i Ushtrisë, nuk ishte në të njëjtën linjë. Ata sikurse ka ndodhur tradicionalisht, ishin në anën e serbëve, gjë të cilën e dëshmoi edhe me respektimin e përpiktë të marrëveshjes së Kumanovës dhe implementimin neutral të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara”, thotë Pean./Zëri

 

Artan M. Haraqija & Liridon Llapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu