Thaçi, hoxhallarëve: Do t’ju porosis nga një kryq (video)

0
635

Kryetari i Partish Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi në stilin e tij të deritanishëm të qortimit të votuesve shqiptarë të Tetovës për humbjen në këtë qytet, ka akuzuar edhe hoxhallarët, për të cilët ka thënë se duhet t’iu vendoset nga një kryq pasi kanë legalizuar politikën e vendosjes së kryqeve nëpër Maqedoni.

Në televizionin “Koha”, Thaçi vetëm se ka ripërsëritur dhe verifikuar ata që më parë i kishte thënë në intervistën e tij të për gazetën maqedonase “Dnevnik”.

“Këtyre hoxhallarëve ju them se: a jeni në vete se çfarë bëni. T’ju porosisë nja 100 kryqe e t’ju vendosë në ballë, që vazhdoni të punoni për këtë strukturë e cila e ortodoksizon tërë Maqedoninë”, ka thënë mes tjerash Thaçi.

Këta hoxhallar janë pa pikë morali dhe karakteri ka vazhduar Thaçi.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për televizionin “Koha”, ka hedhur akuzua të ashpra në adresë të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Cejku.

Ai ka theksuar se diplomati shqiptar në zgjedhjet e fundit lokale ka bashkëpunuar  dhe ndihmuar Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ai me këtë rast përmendi një rast kur ambasadori shqiptar i është paraqitur gjatë zgjedhjeve Thaçit, ndërsa përgjigjen që ka marrë nga ky i fundit ka qenë: Ik the qafën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu