Thaqi: LDK-ja, më e përafert me PDK-në, sesa AAK-ja.
Ish kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Enver Hasani nuk është njeri i PDK-së dhe i tij. Ai ka thënë se zërat se Hasani i ka ndihmuar PDK-së nuk janë të vërtet. Sipas Hasani vetëm ka bërë punën e tij.
Ndërkohë Thaçi ka thënë se edhe presioni i presidentes Jahjaga nuk ka qenë i drejtë. Thaçi ka shtuar se PDK ka vepruar në kuadër të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo i ka bërë fitues ata.
Ai ka bërë shaka me bllokun duke thënë se ata u bënë katër parti dhe nuk mundën të gjenin një këshilltarë të duhur juridik i cili di të lexoj mirë ligjet dhe kushtetutën.
Në fund ai ka treguar pse e ka zgjedhur Isa Mustafën para Ramush Haradinajt.
“Gjatë tërë fushatës asnjë moment unë nuk kam përmendur asnjë lider. Ndërsa sa i përket koncepteve ne kemi dalluar dhe koncepti i PDK-së është më i votuari. Unë nuk kam përzgjedhurë në baza personale koalicionin. Orientimet programore dhe tatuare kanë qenë më të përafërta me LDK-në se sa me AAK-në”, ka thënë Thaci.