
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri të ditur se javën tjetër do të ndërmerr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter.
Ai tha se qeveria e ardhshme duhet të jetë e aftë për të luftuar Covid-19 dhe për ti shërbyer popullit.
Tarifa dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën.
Shkrimi i plotë:
Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën.