Thaçi: Kemi fituar kundër Serbisë

0
761

Thaqi

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimi i mospranimit të Kosovës në UNESCO nuk e minimizon shtetësinë e Kosovës ndërsa prioritet i Qeverisë mbetet anëtarësimi në organizata të tilla.

“Kishim mbështetje të madhe ndërsa kjo çështje u keqkuptua nga Serbia”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Thaçi gjithashtu ka thënë se kjo situatë është goditje për rajonin ndërsa ai ka treguar se votat tregojnë se ne kemi fituar kundër Serbisë.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se Kuvendi është ballafaquar me bllokadë dhe dhunë opozitare e kjo sipas tij ka ndikuar gjatë muajve të lotimit.

“Është dashur të shpjegohet te njerëzit bllokada dhe situata”, ka përfunduar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu