Thaçi: Kosova nuk është armike e Rusisë, Putinini ta vizitoi Kosovën

0
412
Thaçi: Kosova nuk është armike e Rusisë, Putinini ta vizitoi Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë ftesë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që ta vizitojë Kosovën.

Kosova nuk është armike e Rusisë, ka deklaruar Thaçi, në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, RIA Novosti.

“I bëj thirrje atij të vijë në Kosovë. Është e rëndësishme që ne të ndërtojmë një marrëdhënie të mirë, të krijojmë një lidhje”, ka thënë Thaçi.

I pyetur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Thaçi është përgjigjur se “dialogu duhet të zhvillohet pa kushte nga të dyja palët”.

I pyetur rreth mundësisë së një pjesëmarrjeje të mundshme më aktive të Rusisë në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Thaçi ka thënë se Bashkimi Evropian aktualisht e luan rolin udhëheqës në procesin e dialogut, dhe këtë rol do ta luajë edhe në të ardhmen.

Ai ka theksuar se është “frymëzuar shumë” nga biseda e drejtpërdrejtë që ka zhvilluar në Paris me Putinin, dy muaj më parë, kur presidenti serb i ka thënë Thaçit se “nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për paqe, nëpërmjet dialogut, ai do ta pranojë dhe do ta mbështesë një dokument të tillë”.

“Ky është një hap i ri dhe pozitiv”, ka vlerësuar Thaçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu