Thaçi: Liberalizimi nuk mund të na mohohet përgjithmonë

0
643

Hasha sdi ka tia mesyn

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën austriake “Tiroler Tageszeitung”, ka thënë se Kosova është në proces të përfundimit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

Edhe përkundër ikjeve të qytetarëve nga Kosova, Thaçi, sipas gazetës, insiston se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sa më shpejtë, Thaçi kesaj radhe “Shpresa vdes e fundit”

“E drejta për lëvizje të lirë nuk mund të ju mohohet kosovarëve përgjithmonë”, ka thënë ai.

Gazeta austriake në këtë artikull thekson se Thaçi, i cili drejtoi Kosovën drejt pavarësisë, edhe më tej konsiderohet politikani më i fuqishëm në Kosovë.

Për të përditshmen austriake, Thaçi ka folur edhe për të arriturat e Kosovës në periudhën e paspavarësisë dhe për prioritetet e mandatit të tashëm dhe të ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu