Thaçi me këshilltarët në Sheraton, 2,000 euro për një ditë në 4-vjetorin e pavarësisë

0
402

Thaçi me këshilltarët në Sheraton, 2,000 euro për një ditë në 4-vjetorin e pavarësisë

Në 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2012, Hashim Thaçi me këshilltarë kishte qëndruar në hotel ‘Sheraton’ në Tiranë.

Një natë në hotel ‘Sheraton’ në Shqipëri e Hashim Thaçit në kohën kur ishte kryeministër, bashkë me këshilltarët e tij, i kishte kushtuar arkës së shtetit mbi 2 mijë euro. Por, më e shtrenjta del të jetë dhoma e ‘shefit’.

386 euro kishte paguar shteti për një natë qëndrimi të Thaçit në atë hotel, raporton “Kallxo.com”.

Veç tij, dhoma ishin paguar edhe për Bekim Çollakun, atëherë shef i stafit; Abelard Tahiri, atëherë shef i kabinetit; Edi Sejdiu, atëherë shef i protokollit, Mrika Kotorrin atëherë këshilltare dhe për zyrtarë të sigurimit të tij.

Por dhomat për ta ishin më të lira. 142 euro ishin paguar për sigurimin e Thaçit, po aq edhe për Abelard Tahirin e Edi Sejdiun. Ndërsa dhoma pak më të lira, nga 130 euro ishin dhënë për Bekim Çollakun e Mrika Kotorrin.

Në total shteti ka paguar 930 euro vetëm për një natë në ‘Sheraton’.

Përveç fjetjes, ata kishin marrë edhe mëditje për dy ditë në Shqipëri. Në total shteti ka paguar 2 mijë e 74 euro për këtë vizitë zyrtare. Në fatura nuk ka ndonjë shpjegim pse kabineti kishte qëndruar në atëkohë në Shqipëri përpos shpjegimit se kjo ishte një vizitë zyrtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu