Mediat serbe kanë botuar në ballina lajmin ekskluziv se zëvendës kryeministri i Kosovës dhe ministri jashtëm Hashim Thaçi mund ta vizitoj Beogradin në fund të prillit. Pas vizitës zyrtare të homologut të tij Dacic në Prishtinë në konferencën e Ballkanit perëndimor.
Burimet e gazetës raportojnë se BE po ndihmon organizimin e një vizitë te mundshme te Thaçit Beogradit, e para e tij ndonjëherë ne kryeqytetin serbe. Po ashtu mësojmë se kjo vizite tashme ka sjellë kokëçarje shtetit serb i cili duhet te organizon 4,000 policë për garantimin e sigurisë.
Thaçi mbetet fytyre e urryer ne opinion serb, por burimet njoftojnë se vizita e tij do te ndihmonte shtensionimin e situatës midis Kosovës dhe Serbisë dhe do te ndihmonte dialogun.
Ne anën tjetër, burimet pranë liderit te dikurshëm te UCK konfirmojnë se Thaji e ka konfirmuar pjesëmarrjen ne konference ku pritet te jene edhe ministrat e jashtëm Poposki dhe Daicc si dhe zyrtare te tjerë te lartë evropiane si dhe te Kosovës dhe Serbisë.