Thaçi në Prizren iu kthehet ndarjeve të pasluftës, kërkon të mos votohet Eqrem Kryeziu

0
693

Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi i është kthyer historisë dhe ndarjeve që kanë qenë pasluftës në Kosovë mes njerëzve të luftës dhe atyre që nuk kanë luftuar, shkruan Express.

Kryeministri Thaçi ka thënë se nuk beson se një luftëtarë do të votojë një kandidat që nuk ka lejuar vendosjen e shtatoreve të dëshmorëve në Prizren.

Në këtë formë, Kryetari i PDK’së iu ka drejtuar Zafir Berishës, ish-komandant i UÇK’së, i cili ka lidh koalicion me Eqrem Kryeziun e LDK’së.

“Nuk besoj se një luftetar i UÇK-së, që e voton njeriun që pengoi vendosjen e shtatoreve të dëshmorëve të Xhevat Berishës dhe Ismet Jasharit-Kumanova. Kundërkandidati i Mujës është ai që ka penguar shtatoret e këtyre dëshorëve”, ka thënë Thaçi transmeton Prizrenpress.

Lideri i PDK’së ka nisur fushatën për të marrë të paktën një qytet të madh të Kosovë, pasi në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë partia e tij nuk ka shkuar në balotazh. Derisa në Gjilan PDK’së i rrezikohet seriozisht pushteti nga Lutfi Haziri.

Në këtë mënyrë, Thaçi po flet për Prizrenin, sikur të ishte pronë e tij private. “Prizreni është i yni, fitorja është e jona”, ka thënë Kryeministri në Prizren derisa ka mbështetur Ramadan Mujën.

Me gjuhë të njëjtë sikur të Thaçit ka folur edhe Ramdan Muja. Edhe ai ka thënë se “Prizreni është i PDK’së”.

Ndërkohë, Thaçi i ka porositur edhe rivalët e tjerë politik, që të mos ia mësyejnë qytetit të Prizrenit. “Prizreni e di që është mikëpritës. Por e di që edhe nuk beson në ata që nuk duhet t’ju besohet. E di që krejt ia kanë mësyerë këtij qyteti, por më besoni se ardhja e tyre ka vetëm qëllimin e egos për pushtet. Por unë ju them se Prizreni është i yni dhe identiteti i PDK-së”. Ndryshe, Zafir Berisha kishte deklaruar se ishte lutur tri ditë nga Thaçi për t’u takuar në mënyrë që të përkrahte Ramadan Mujën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu