Thaçi: Nëse s’ndodh liberalizmi, protestojmë para zyrave të BE-së

0
677

Hasha sdi ka tia mesyn

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherit ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë në mbledhjen e sotme të Qeverisë se konkluzionet  e publikuara një ditë më parë  nga Këshilli Evropian për pakon e zgjerimit janë zhgënjyese.

Thaçi ka shtuar se BE-ja duhet ta ndërpresë këtë qasje, ai ka thënë se Kosova është kampione në luftën kundër korrupsionit dhe ka thënë se qytetarët mund të protestojnë para zyrës së BE-së për mosliberalizim.

“BE duhet t’i jap fund këtij fjalori se Kosova  duhet të jetë optimiste e po shihet dritë në fund të tunelit.”

“Ne qorr nuk jemi. Jemi kampion në luftën kundër korrupsionit. Kemi policinë më të mirë në rajon. Nëse nuk ndodh, kemi të drejtë me qenë të zhgënjyer. BE duhet të na raportoj. Secili ka të drejtë të protestoj para zyrës se BE. Proteste të qetë ama,” ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu