Thaçi nesër takohet me prokurorin Williamson

0
738
Thaqi ne pritje te Qertifikimit te Zgjedhjeve
Thaqi ne pritje te Qertifikimit te Zgjedhjeve

Gazeta Blic mëson nga rrethe të afërta me PDK-në në Prishtinë, se nga Brukseli pritet që në Kosovë të mbërrijë sot Clint Williamson, prokurori kryesor i Task Forcës së EUELX-it që do të hetojë pohimet e raportit të senatorit Dick Marty, të miratuara nga Këshilli i Evropës në dhjetor 2010. Pritet që nesër ai të takohet me kreun e PDK-së, Hashim Thaçi.
Do të jetë ky një takim kurtoazie apo Williamson do ta konfrontojë Thaçin me “gjetjet” e tij për më shumë se dy vite bazuar në Raportin e Dick Marty?
Kjo është pyetja dhe dilema kryesore që nesër do të ketë opinioni në Kosovë.
“Mendoj që Thaçit do t’i duhet të dëgjojë gjëra bukur të pakëndshme në këtë takim”, i ka thënë Gazetës Blic një burim ndërkombëtar në Prishtinë. “Williamson do ta konfrontojë atë në mënyrë direkte me gjëra të cilat në raportin e Martyt përmenden dhe për të cilat siç duket ekipi i tij tashmë ka argumente dhe dëshmitarë. Nuk e besoj që kanë të bëjnë me z. Thaçi personalisht. Me bashkëpunëtorë të tij të afërt, gjithsesi”.
Përndryshe kjo gazetë ka bërë të ditur javën e kaluar që Kosova do të tronditet nga aktakuzat që do të ngriten për krime lufte, korrupsion dhe krim të organizuar, në fund të këtij muaji dhe gjatë gushtit. Kjo do të jetë bazuar në hetimet e Williamsonit dhe për shkakun që nga Shtatori EULEX-i do të fillojë të transferojë shumicën e kompetencave tek autoritetet vendore.
Williamson do t’i prezantojë gjetjet e tij me datën 28 korrik të këtij viti. Tash për tash supozohet që konferencën për shtyp do ta mbajë në Bruksel, edhe pse kjo ende nuk është saktësuar, pasi ka vende dhe diplomatë që po “insistojnë” që ai këtë prezantim ta bëjë në Prishtinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu