Thaçi: Pakicën malazeze do ta njohim me Kushtetutë

0
714

Hasha i brojes

Kosova së shpejti do të ndryshojë Kushtetutën e saj dhe do t’ua njoh malazezëve statusin e pakicës kombëtare, ka thënë zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në prag të vizitës në Podgoricë, Thaçi ka vlerësuar se marrëdheniet e Kosovës dhe Malit të Zi tradicionalisht janë të mira dhe se të dy shtetet gjithmonë kanë jetuar në fqinjësi të mirë dhe këtë e kanë përcjellë me gjenerata.

Modeli i marrëdhenieve ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës mund të merret shembull për vendet tjera, ka thënë ai në emisionin “U centar” në RTCG, transmeton Indeksonline.

“Kosova dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Edhe liderët e Malit të Zi edhe ata të Kosovës vazhdimisht kanë investuar në këto raporte të cilat sot vlerësohen edhe në bashkësinë ndërkombëtare. Ne si dy vende nuk e kemi asnjë çështje të hapur, por ekzistojnë disa që gradualisht po zgjidhen, në mënyrë që sa më shpejt të anëtarësohemi në NATO dhe BE”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se Kosova shumë shpejt do ta ndryshojë Kushtetutën dhe do t’i njoh malazezët si pakicë kombëtare.

“Do t’i votojmë ndryshimet kushtetuese. Me këto ndryshime edhe malazezët do t’i kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, duke marrë pjesë në zgjedhje. Me këtë, ndoshta do të sigurojnë edhe vend në Kuvend të Kosovës dhe të kenë përfaqësues edhe në Qeveri. Në këtë drejtim ekziston dëshira ime personale dhe këto ide do të kenë mbështetjen time”, ka thënë Thaçi.

Vizita e Thaçit në Mal të Zi ka nxitur reagime të ndrysme, derisa janë rritur masat e sigurisë për shkak të protestës së paralajmëruar nga Shoqata e të zhvendosurve.

Gjatë viztës në Podgoricë, shefi i diplomacisë kosovare do të bisedojë me krerët me të lartë të këtij shteti, derisa do ta vizitojë edhe Ulqinin. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu