Thaçi President qysh këtë pranverë- kurse Jahjaga shefe e AKI? Presidenca e quan spekulim!

0
686

Hasha dhe zagarica e tij

Një lëvizje e shpejtë e cila duket të jetë ose spekulim i radhës ose vërtetë përshpejtim i kalimit të Thaçit në postin e Presidentit duke e “rehatuar” Presidenten aktuale Atifete Jahjagën në postin e shefes së spiunëve të Kosovës. Kështu së paku raporton lajmi.net duke u thirrur në burimet e veta ndërkombëtare në Prishtinë… Interesant në këtë lajm është që për këtë hipotezë është prononcuar shefi për media i Jahjagës, Vllahiu i cili “nuk e mohon” por as “vërteton” këtë spekulim duke shtuar që Presidentja ka mandatin e saj… Fill pas botimit të lajmit Vllahiu ka qenë mëse i qartë: nuk ka asgjë të vërtetë në lajmin në fjalë.  Në vijim raporti i Lajmi.net:

Presidentja, Atifete Jahjaga është duke e menduar seriozisht që të lë postin e të parës së shtetit, për të kaluar në një post tjetër udhëheqës të rëndësishëm të vendit.

Këtë gjë e ka konfirmuar në kushte anonimiteti për lajmi.net një diplomat perëndimor i cili vepron në Prishtinë. Ndërsa, zyra e Presidencës nuk e ka mohuar, duke thënë se nuk dëshirojnë të komentojnë.

Ky burim ka thënë se presidentja Atifete Jahjaga është duke e menduar seriozisht që të japë dorheqje nga posti i Presidentes së vendit dhe të kalojë në krye të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës (AKI).

Ky diplamat bën të ditur që tashmë Presidentja është konsultuar dhe ka kërkuar mbështetjen edhe nga faktorë ndërkombtarë që veprojnë në Kosovë, si dhe nga partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK). Për këtë veprim të mundëshëm të presidentes Jahjaga janë në dijeni edhe Mustafa dhe Thaçi.

Vendimin pritet ta marrë ajo në ditët në vijim. Kjo është edhe arsyeja pse nuk është përmendur asnjë emër për udhëheqës të AKI-së që nga koha kur ka dhënë dorëheqje Bashkim Smakaj.

I njëjti burim bën të ditur se është diskutuar edhe një mundësi tjetër, edhe në rast se emërohet tani kreu i AKI-së, të bëhet marrëveshje që kreu i ri të japë dorëheqje në mars të vitit 2016, në mënyrë që t’i krijohet mundësia Jahjagës që pas përfundimit të mandatit të Presidentes të emërohet në krye të intelegjencës kosovare.

Në anën tjetër, lajmi.net ka marrë edhe prononcimin zyrtarë të Presidencës, të cilët nuk e kanë mohuar këtë lajm, por kanë thënë se nuk dëshirojnë ta komentojnë, pasi e cilësojnë informacion hipotetik.

“Zyra e Presidentes nuk i komenton informacionet hipotetike të mediave dhe spekulimet e tyre. Presidentja Jahjaga ka mandat kushtetues 5 vjeçar, deri në prill të vitit 2016. Dhe ajo është e përqendruar në kryerjen e detyrave të saj kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë për lajmi.net, Arbër Vllahiu, zëdhënës i presidentes Jahjaga.

Por, mësohet se një gjë është e sigurt që presidentja Jahjaga pas përfundimit të mandati të presidentes nuk dëshiron në asnjë mënyrë të kthehet në vendin e mëparshem të punës, në Policinë e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu