Thaçi sërish kërkon një komision për pajtim me serbet

0
529

Në një koment të botuar në mujoren amerikane ‘Foreign Policy’, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar lart rolin e Obamës dhe SHBA në ndalimin e krimeve kundër civilëve në Kamboxhia, Ruanda, Bosnjë dhe Darfur. Në vijim, ai ka marrë si shembull Kosovën, ku sipas tij, po punohet shumë për ripajtimin dhe harrimin e së kaluarës. “Në Kosovë ne po punojmë shumë duke u përpjekur të harrohet ajo çfarë ka ngjarë. Po punojmë për një shoqëri dhe demokraci shumë-etnike. Në një dialog konstruktiv me Serbinë ne kemi mbyllur një kapitull të së kaluarës për të hapur një të së ardhmes bazuar në paqe, tolerancë dhe respekt të dyanshëm. Gjatë vizitës sime në SHBA këtë muaj, propozova themelimin e një Komisioni të së Vërtetës dhe pajtimit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve”, ka nënvizuar Thaçi në komentin e tij.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut përmes një aksioni simbolik në sheshin ‘Nëna Terezë’ vuri 1 mijë e 781 varëse të rrobave me nga një pikëpyetje. Organizatorët e këtij aksioni thanë se këtë e kanë bërë në shenjë përkrahjeje dhe solidarizimi me familjarët, duke e parë mungesën e përpjekjeve të institucioneve për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Ata kanë theksuar se 1781 nuk është numër, por njerëz që i mungojnë Kosovës që 13 vjet.

kurse në Kosovë realiteti esht krejt ndryshe, para dy ditëve ka zbarkuar në Kosovë një kontingjent prej 250 ushtarëve të batalionit rezervë të KFOR-it, me ushtarë gjermanë, ndërkohë që pritet të arrijnë në vendin tonë edhe 450 ushtarë gjermanë dhe austriakë. Kohë  më parë, komandanti i KFOR-it, Erhard Drews kishte deklaruar se rreth 700 pjesëtar të KFOR-it gjerman dhe austriak, do të zbarkojnë në Kosovë, Lajmin e ka konfirmuar më Kosovapress, Mark Stubler nga zyra për informim e KFOR-it, i cili nuk ka saktësuar kohën dhe vendin e qëndrimit të ushtarëve në Kosovë, duke thënë se kjo është pjesë e çështjeve operacioneve të KFOR-it dhe nuk i takon t’i komentoj.

Pavarsisht nga deklarata e kryministrit të Kosovës Hashim Thaqi, serbia sesht e interesuar fare për pajtim me Shqiptaret e Kosovës, Serbia edhe me tutje ben përpjekje të destabilizoj Kosovën dhe rajonin duke patur si qellim final ndarjen e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu